“Balluku”/ Tabaku: Imuniteti s’mund të bëhet mburojë për korrupsionin, Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK-ut

Deputetja e PD,  Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Belinda Ballukut në SPAK, ditën e sotme ku ju komunikuan akuza të reja, në lidhje me lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale, Tabaku shkruan se nuk kuptohet se çfarë pritet akoma për rikthimin në Kuvend të kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, tashmë që SPAK ka theksuar se e njëjta vepër penale është përsëritur 8 herë.

Sipas saj, rasti nuk përbën një episod të izoluar, por pasqyron një model qeverisjeje, ku ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe, sipas akuzave, nuk kanë qenë sporadike, por të programuara dhe për këtë SPAK nuk duhet të vonojë më tepër por të dërgojë kërkesën në Kuvend për autorizimin e arrestimit të ish-numrit dy të qeverisë Rama.

“Nuk kuptohet se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, kur bëhet fjalë për një vepër penale që, sipas SPAK, është përsëritur në tetë raste. Kjo nuk është një çështje e izoluar, por një model qeverisjeje. Ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe nuk ishin sporadike, por të programuara, duke i kthyer prokurimet publike në një mekanizëm qokash korruptive. Imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Përkundrazi, Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë që të veprojë pa pengesa. Një drejtësi e pavarur është një nga testet themelore të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Dhe drejtësia provohet pikërisht kur vepron mbi pushtetin, jo kur ndëshkon vetëm ata që nuk e kanë atë, shprehet Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Revolta e banorëve të Dimalit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos e prekni qytetin e lashtë!

Reforma territorial e PS, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot …