Aktivistja-Ramës: Jemi flamingo se na ke detyruar të shtegtojmë, ne dimë të jemi edhe korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi në ditën e 62-të të protestës, që askush nuk e mendonte se do të ndodhte. Edhe sot kemi filluar me kërkesën tonë për dorëheqjen e kryeministrit. Dorëheqje, dorëheqje!

Në asnjë vend tjetër në botë, ku do të protestohej për 60 ditë, nuk do të shtoheshin arsyet për të protestuar, por do të fillonin të realizoheshin kërkesat e protestuesve. Kjo nuk ndodh në Shqipëri. Ndërkohë që ne prisnim që zëri ynë të dëgjohej, kërkesat tona vetëm janë shtuar. Kemi kërkuar dorëheqjen, kemi kërkuar anulimin e paketës së maleve, kemi kërkuar anulimin e ligjit për investitorët strategjikë. Kemi kërkuar anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe çfarë kemi marrë në 60 ditë? Ka qenë indiferenca e qeverisë, tallja e kryeministrit dhe bulizmi që kanë tentuar t’u bëjnë protestuesve.

Në 61 ditë, ky kryeministër duhet të kishte reflektuar, më së paku për t’i dëgjuar seriozisht kërkesat e protestuesve, por ajo që ka ndodhur është se, në fillim, i ka quajtur agjentë, më pas i ka quajtur të financuar dhe, së fundmi, ka tentuar t’i ndajë në sorra dhe në flamingo.

Zoti kryeministër, është e vërtetë që ne jemi flamingo, sepse ashtu si flamingot, na ke detyruar të shtegtojmë jashtë vendit tonë, se ke vjedhur për katër mandate, e ke varfëruar për katër mandate dhe na ke nxitur ta lëmë vendin tonë dhe të shtegtojmë.

Por, nga ana tjetër, kryeministër, ne dimë të jemi edhe korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote, që vjedhin shtetin, varfërojnë shtetin dhe na bëjnë që të ikim.

About Redaksia

Check Also

Socialistët po djegin teserat e Ramës

Ajo që ndodhi dje në Poliçan, sot ka shpërthyer edhe në qytete të tjera. Socialistët …