Olsi Rama mik me aksionerin venezuelian në kazinonë e Air Albania/ Këlliçi: Tre pyetje publike për SPAK

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjet e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me venezuelianin që mori aksionet e kazinosë në Air Albania.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi hodhi dyshime mbi vëllain e kreut të qeverisë dhe një shtetasi të identifikuar si Gert Haka, që së bashku me Olsi Ramën lëviz në kryeqytet me makinën e aksionerit të kazinosë.

Reagimi

Në vjeshtën e vitit 2025, atëherë kur venezuelani anonim mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, Ols Rama dhe shtetasi Gert Haka shiheshin duke lëvizur nëpër Tiranë me këtë makinë.

Venezueliani çudibërës sigurisht nuk është i panjohur për Olsin dhe Gertin; është thjeshtë prestanome i tyre.

Sot sërish kam tre pyetje publike për SPAK:

1. Në pronësi të kujt kompanie është ky automjet?

2. Përse e ka ndryshuar targën?

3. Çfarë e lidh Ols Ramën me këtë kompani?

About Redaksia

Check Also

Shqipëria “zien” nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Ndonëse protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, …