Shqipëria “zien” nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Ndonëse protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë duket se nuk e ka ‘prishur terëzinë’ dhe nuk ka ndryshuar rutinën e tij verore.

Në pamjet që qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, Rama është shfaqur duke u relaksuar në bregdetin e Dhërmiut, ku është filmuar duke lëvizur me skaf në det.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Antidroga”, e cila ka qenë aktive gjatë raportimeve për protestat e fundit qytetare.

Në video, kryeministri shfaqet i qetë, me kapele dhe syze dielli, duke shijuar detin nën shoqërinë e bashkëshortes së tij pas përfundimit të sesionit parlamentar. Në skaf shihen gjithashtu edhe dy fëmijë të vegjël.

About Redaksia

Check Also

Edhe një herë për projektin e PD për ndarjen e re Administrative-Territoriale

Nga Ylli ASLLANI Debati për Reformën e re Administrativo-Territoriale ka zbritur tashmë në komunitetet vendore …