Berisha: Po prishet kontrata e aeroportit të Vlorës sepse Pacolli nuk pranoi pazarin! Kjo është një histori mafioze Rama-Balluku-Balla

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha si e komentoni situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, ku biznesmeni Behgjet Pacolli ka njoftuar se qeveria shqiptare do të anulojë koncesionin për aeroportin, ndërsa ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar. Faleminderit!

Sali Berisha: Shqiptarët, për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, për plaçkitjen nga ana e tyre të paktën 130 milionë eurove biletat e munguara, po prishin një kontratë, për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobiten me së paku 500 milionë euro.
Po prishin një kontratë dhe po prishin kontratën vetëm e vetëm se e panë që Behgjet Pacolli nuk ka ndërmend t’u njohë atyre aksionet që këta pretendojnë se kompania turke ia ka dorëzuar Behgjet Pacollit për në pronësi të tyre.
E kuptoni? Pra, këtu janë, është një treshe faqezezë Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla, të cilët kanë përdorur atë ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet.
Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson pazarin e tyre, kërkesat për pazar. Janë më qesharakët në botë proceset ndaj kësaj, ndaj kësaj dosje.
Dhe dëshmia që Pacolli ka bërë, si u thirr nga Belinda dhe si u Belinda u veçua me biznesmenin turk e të tjerë e të tjerë, dëshmojnë qartësisht se Rama, Balluku dhe Taulanti janë pretendentët më kryesorë për aksionet që turku ka dorëzuar.
Një histori mafioze korrupsioni të paimagjinueshme.
Ju kujtohet ju, nuk e harroj ndonjëherë, kur Belinda Balluku, e cila për hir të së vërtetës duhet ta them këtu që në çdo rrafsh përfaqëson një nulitet njerëzor, një turp njerëzor, absolutisht në çdo rrafsh, vraponte nga Shëngjini dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan.
Me gjithë qesëndinë duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë si ajo. E cila nuk dinte as të maskojë vjedhjet e saj. Se të pretendoje të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh të Ballkanit, do të thotë të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme.
Vlora është një destinacion turistik nga më të mrekullueshmit, por Dubrovniku është gjithashtu një destinacion turistik dhe historik nga më të mrekullueshmit. Dubrovniku ka një aeroport shumë të mirë, por nuk ka as aeroportin më të madh të Kroacisë, as të Ballkanit.
Po pse e donin këta Rama dhe Balluku më të madhin aeroport në Ballkan në Vlorë? Për të bërë vjedhjen më të madhe në Ballkan me një aeroport. Kjo ishte një histori dhe që ta dini ju, tani ta merrni vesh, kur ndërtohej aeroporti që i zhduku flamingot.
Dhe unë kam të dhëna të padiskutueshme, të vetëdijshëm se e vërteta është që flamingot, pasi fillojnë fluturimet në atë, në atë lagunë nuk kanë vend më. Imagjinojeni ju duke ju fluturuar avionët mbi, mbi lagunë.
Dhe për të mbrojtur, sepse nuk është se s’e ngritëm ne, ne e ngritëm shumë çështjen e aeroportit. E ngritën dhe disa mjedisorë, ç’është e vërteta. E ngritën.
Po për të mbrojtur nga protestat, aty ditë e natë ishin të stacionuara 30 mikrobusë dhe autobusë të policisë. Të të gjitha llojeve të policisë. Sepse Rama dhe Lubia mbronin pronën e tyre. Kjo është e vërteta.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …