Emigranti thirrje SPAK: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

Një emigrant i ardhur nga diaspora iu bashkua protestës në ditën e 67-të të saj dhe mori fjalën nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, ku i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke marrë si shembull Kroacinë dhe Rumaninë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kishte ardhur posaçërisht nga jashtë për të marrë pjesë në protestë dhe kujtoi rastet kur, sipas tij, drejtësia në Kroaci dhe Rumani çoi para ligjit drejtuesit më të lartë të shtetit.

“Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 milionë euro dhe tjetrin për 4 milionë euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar”, u shpreh ai.

Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, protestuesi deklaroi se Shqipëria nuk përfaqësohet nga “800 mijë njerëz”, duke shtuar: “Ky kryeministri karagjoz që kemi ne thotë kam 800 mijë njerëz, por i them se nuk janë ata 800 mijë spiunë Shqipëria.”

Në përfundim të fjalës së tij, ai i bëri thirrje SPAK-ut të ndjekë shembullin e vendeve që, sipas tij, kanë ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.

“SPAK të veprojë siç bëri Kroacia dhe Rumania. Kaq desha me i kujtu, unë jam me ju deri në vdekje”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen revolta edhe në Rrogozhinë: Mblidhuni burra, gra e të rinj… Nuk e vendos as Mazniku, as Rama!

Protesta e banorëve të Rrogozhinës kundër shkrirjes së bashkisë është shoqëruar me revoltën e qytetarëve …