Berisha: Rama i quan hapësirë për opozitën koprolalitë e Ymer Çorapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se, Edi Rama po keqinterpreton të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për pasqyrimin mediatik të opozitës.

Berisha akuzoi Ramën se po e paraqet sulmin e vazhdueshëm mediatik ndaj opozitës si hapësirë të dedikuar për të, duke kundërshtuar mënyrën se si janë interpretuar të dhënat mbi përmendjen e partive dhe figurave politike në media.

Berisha: Jam sot për të denoncuar censurën e egër që ushtrohet mbi opozitën dhe mashtrimin e shpërfytyruar të Edi Ramës, bazuar në të dhënat e motrave siameze të AMA-s, siameze në mashtrim të turpshëm.

Edi Rama, duke përdorur një tregues që nuk ka asnjë lidhje me kapjen apo moskapjen e medieve, përpiqet të bindë të tjerët se mediat, sipas përmendjes, të themi, e injorojnë Ramën dhe PS-në dhe u kushtohen atyre vetëm 36 përqind kundrejt 64 përqind që i kushtojnë PD-së.

Në këtë analizë, që AMA me porosi të Edi Ramës, i servir atij, dëshmohet se mediat e kontrolluara nga qeveria merren ditë e natë me shkrime, artikuj, lajme, debate kundër opozitës.

Përmendja e partive apo individëve nuk tregon aspak ndikimin e tyre mbi mediat, tregon se sa herë lakohet emri i tyre.

Dhe natyrisht, në lakimin për keq nga mediat e qeverisë, ka një person që është kampion dhe ky është Sali Berisha.

Ka një kampion, me artikujt, trillimet dhe mashtrimet me qindra mijëra miliona janë ndërtuar vila, pallate nga çakejt e qeverisë. Janë bërë milionerë.

Dhe Edi Rama, të gjitha koprolalitë 24-orëshe të Ymer Çorapës, Karlo Bolinos, Sokol Ballukut, që janë non-stop me opozitën dhe Sali Berishën në gojë, i quan dedikim, i quan hapësirë për opozitën.

About Redaksia

Check Also

Dy javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet

Nga Belind KELLIÇI Po bëhen 2 javë që Edi Rama është nën një akuzë të …