Zjarri në Krujë u afrohet shtëpive, banorët e lagjes Abaze detyrohen të braktisin shtëpitë

Situatë të vështirë po kalon qyteti i Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë drejt zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …