Deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar vendimin unanim të marrë nga Këshilli Bashkiak i Divjakës, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjen.
“Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjë”’, shkruan deputeti Baçi në reagimin e tij.
Reagimi
Divjaka Bashki!
Banorët e Divjakës, pa dallime bindjesh politike, demokratë, socialistë dhe pa parti, janë prej ditësh në protestë, duke kundërshtuar projektin e Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.
Sot, Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjën.
Një vendim që është për t’u përshëndetur dhe për t’u mbështetur nga të gjithë!
Gazeta RD