Nga Petrit VASILI
Betoni i “pisët” dhe zhvlerësimi skizofrenik i euros, rruga e Ramës për shkatërrimin e Shqipërisë!
Pesëfishohen lejet e ndërtimit vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2026.
Në të njëjtën kohë, arrihet zhvlerësimi më i frikshëm i euros, si tregues i pastrimit skizofrenik të parave.
Nuk ndalet, pra, ekonomia e betonit dhe e kullave të Edi Ramës, sepse urdhrat e mafies janë të qarta dhe qeveria, që është e tyre, duhet t’i zbatojë pa hapur gojën.
Shqipëria po helmohet nga betoni që po derdhet në miliona tonë, duke shkatërruar gjithçka të mirë që ka ky vend.
Ndërtohet pa ndalim, megjithëse dhjetëra mijëra banesa rrinë bosh dhe fuqia blerëse e shqiptarëve është katastrofike dhe bie vazhdimisht.
Betoni po shkatërron vendin dhe euron, dhe shqiptarët nuk po shohin asgjë të mirë, përveç asgjësimit të qyteteve dhe perlave të natyrës shqiptare.
Tirana është kthyer në një kurth gjigant betoni, me kulla pa fund dhe një qytet që digjet nga vapa dhe të nxehtit, sepse miliona metra katrorë beton lëshojnë nxehtësi dhe qytetit i është bllokuar çdo mundësi ajrimi.
Sekretari i Shtetit, Rubio, deklaroi fort:
“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.”
Por Edi Rama, si narkokryeministër, nuk mund të mendojë si Rubio, sepse detyrimet që ka ndaj atyre që është peng e çojnë vetëm drejt betonit që pastron miliardat e pista.
Ndaj, çdo ditë që Rama dhe horrat e tij vazhdojnë të mbajnë të pushtuara zyrat e shtetit për llogari të interesave të narkomafies, është një ditë e zezë për Shqipërinë.
Gazeta RD