78 ditë protestë/ Rama do të rrezohet nga revolta qytetare

Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 78-të. Nga podiumi, një protestues nga Zvërneci deklaroi se qytetarët do të vijojnë rezistencën kundër projekteve në zonë dhe akuzoi qeverinë se po favorizon oligarkët.

“Rama, hiqi duart nga Zvërneci! Prona është e shqiptarëve, jo e oligarkëve”, u shpreh ai, duke theksuar se protestat vijojnë edhe nga diaspora në Gjermani.

Protestuesi e cilësoi lëvizjen si një shpresë për ndryshim, ndërsa e mbylli fjalën me thirrjet: “Poshtë Edi Rama! Poshtë qeveria!”.

Protestuesi:

Kemi ardhur sot nga Zvërneci. Kjo energji e pashteruar 77 ditë që filloi nga Zvërneci, do mbarojë prapë me Zvërnecin. Rama, hiqi duart nga Zvërneci! Ne jemi këtu ditë për ditë, edhe në diasporë që jemi, protestojmë. Unë personalisht vij nga Gjermania dhe protestojmë ditë për ditë në Nuremberg, Mynih, e kudo që jemi. Prona është e Zvërnecit dhe e çdo shqiptari, që ta shijojë dhe jo ta grabisin oligarkët e Edi Ramës. Edi Rama, dëgjoje këtë popull!

Ky lumë këtu dhe kjo energji e pashteruar nuk duhet… ta mospërfillësh. Këto flamingot që ju shikoni këtu, unë që i vogël i kam parë dhe jam rritur bashkë me ta, dhe sistemi i Edi Ramës do t’i nxjerrë jashtë dhe larg nga ne. Poshtë Edi Rama! Poshtë qeveria!
Kjo, kjo protestë po ndryshon Shqipërinë dhe po jep një shpresë të madhe. Më falni, po kam pak nostalgji… dhe Shqipëria do ketë një mësim të ri, një erë të thellë, të lirë, dhe këtë duhet ta bashkojmë dhe ta përshëndesim të gjithë. Ju falënderojmë të gjithëve nga Zvërneci!

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/ Rama po dhunon protestuesit me civilë të armatosur

Patronazhistët e Ramës prej dy ditësh po nxisin tensione në protestën qytetare që vijon prej …