Pollo: Pse një festival muzikor është më i dobishëm në Prishtinë se në Tiranë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me transferimin e ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë nga Rama e Veliaj. Në postimin e tij në Facebook, Pollo shkruan se, një festival muzikor në Prishtinë do ta ndihmonte Kosovën e pastabilizuar dhe të dëmtuar shumë me Ballkanin e Hapur të iniciuar nga presidenti serb Vuçiç.

Postimi i Genc Pollos

Një festival muzikor në Prishtinë apo Tiranë nuk do të kishte shumë rëndësi.

Por një eveniment ndërkombëtar në Prishtinë është më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë. Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur.

Joshja e transferimi i #SunnyHillFestival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë.

Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak.

Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin!

Vazhdojnë në një linjë.

GP

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply