Ministria e Financave e kapur për fyti nga inceneratorët

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar skandalin e radhës të Ministrisë së Financave, në raport me kompanitë e inceneratorëve, e njohur ndryshe si mega-afera e shekullit, një abuzim prej 430 milionë euro.

Vasili i është drejtuar përmes një shkrese Ministrisë së Financave për të mësuar rreth kredive të marra nga kompanitë e inceneratorëve Albtec, IEBV dhe IT ëaste, duke perdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria. Por Ministria ka refuzuar të japë informacion, ndërkohë që Vasili ka publikuar edhe dokumentet.

Sipas Vasilit, Ministria e Financave është e kapur për fyti nga inceneratorët.

Denoncimi

SKANDALI!
Ministria e Financave, e kapur per fyti nga Inceneratoret, fsheh informacionin per to! (DOKUMENTI).

Ne 1 qershor i jam drejtuar Ministres se Financave me Kerkese Zyrtare per Informacion lidhur me Kredite e marra nga Kompanite e Inceneratoreve, Albtec, IEBV dhe IT Waste, duke perdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria.

Ministria e financave e kapur për grykë nga Inceneratorët, ashtu si e gjithe qeveria, fshehu dhe refuzoi te jepte informacion.

Ministria e Financave duke refuzuar te jape informacion, shnderrohet per turpin e saj ne zedhenese e Kompanive te Inceneratoreve, me pronaret ne arrati, dhe na thote se keto te dhena na qenkan sekret tregetar.

Garancia sovrane realizohet fale fondeve publike, qe jane taksat e qytetareve dhe trasparenca eshte detyrim absolut dhe ketu s’ka nuk mund te kete asgje per te fshehur.

Perdorimi i garancise sovrane eshte nje akt plotesisht trasparent dhe teresisht i kontrollueshem sepse eshte nje sakrifice, qe behet nga parate e taksave tona per te mbeshtetur bisnesin e goditur nga pandemia.

Por boset e inceneratoreve te cilet drejtojne Qeverine e Rames kane urdheruar bllokimin dhe fshehjen e cdo informacioni.

Ministria e Financave po rendon situaten e saj dhe fshehja e informacion eshte pergjegjesi shume e rende sepse nuk po trajtojne parate e kuletes se tyre por jane rreth 150 milion Garanci Sovrane e vene ne dispizicion.

I kujtojme zyrtareve te kapur per fyti te Ministrise se Financave se:

[🔻] Garancia Sovrane eshte miratuar me VKM Nr. 387 date 13.05.2020 dhe eshte nje Linjë e garancisë shtetërore, në vlerën 15 000 000 000 (pesëmbëdhjetë miliardë) lekë për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, që është ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.

[🔻] Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton 60% të principalit të kësaj Huaje.

[🔻] Mund të jetë subjekte, me kusht që veprimtaria e tyre tregtare të jetë prekur direkt ose indirekt nga aktet ligjore dhe nënligjore të qeverisë në kuadër të menaxhimit të situates së krijuar nga COVID-19.

[🔻] Nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara për 3 periudhat tatimore njëkohësisht dhjetor 2019, janar-shkurt 2020.

Asnje ndalim nuk ka VKM dhe cdo perfitues i kesaj Garancie eshte subjekt i trasparences se plote publike per fonde, te cilet jane publike.
Vetem ne se operacionet financare jane te karakterit mafioz dhe nuk plotesojne kriteret e VKM N.387 atehere lind halki i madh i fshehjes se informacionit.

Shqiptaret duan te dijne [🔸️] kush i merr, [🔸️] perse i merr, [🔸️] se si perdoren dhe [🔸️] a shlyhen parate e tyre.

I bej thirrje Ministrise se Financave te heqe dore nga fshehja e informacionit, te çlirohet nga kapja dhe t’i sherbeje interesit publik.

Eshte akoma ne kohe per ta bere kete, shpejt dhe me trasparence te plote, jo vetem per te miren e interesit me te larte publik, por pse jo edhe per te miren e saj…!

Reflektoni!!

P.S Dokumentet me kerkesen per informacion dhe pergjigjen e Ministrise se Financave.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply