Kush është banda e nxitur nga Rama që po dhunon protestuesit

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën e 79 të qytetarëve u shpreh se shqiptarët të bashkuar mund të mundin klasën e inkriminuar 36-vjeçare.“Jemi në ditën e 79 të protestës, pas 3 ditëve të mrekullueshme të Diasporës që iu bashkua protestës. Protestë po zhvillohen në dhjetëra qytete anembanë Shqipërisë, protestë po zhvillon Diaspora me një thirrje boll me këtë klasë të korruptuar dhe të inkriminuar. Sot në shesh na mbledh një thirrje “Rama në burg Berisha në burg”, Ky shesh është bërë sheshi i bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve që vendi të mos qeveriset më nga autokratë dhe deputetë të inkriminuar”, tha ajo.

Duke folur për incidentin e djeshëm në protestë, Vatnikaj kërkoi nga policia që të merren masa.“Persona të paidentifikuar kanë dhunuar disa protestues gjatë marshimit, një person tjetër është futur me një mjet të fortë…për këtë dhe incidente të tjera të ngjashme ftojmë të sigurojë kushtet që protesta të jetë paqësore. Policia e Shtetit të bëjë detyrën. Megjithë incidentet e vazhdueshme të inskenuara e të financuara nga pushteti në ikje, ky shesh e ka thënë fjalën dhe ka treguar se beson te bashkimi i shqiptarëve. Dhe ky shesh e ka treguar se beson te revolta qytetare e paqësore. Çdo incidenti i themi se nuk mund të na përçani se kjo është një luftë për një Shqipëri të lirë nga modeli i dhunës”, tha ajo.

Edhe Agron Jemini i cili tashmë njihet edhe si Agroni i Flamurit, ka dhënë një mesazh në protestën e sotme të 79 kundër kryeministrit Edi Rama.Incidenti që ndodhi mbrëmë nuk më frikëson. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat. Të vazhdojë punën. Çdo sulm që do të vijë përballë meje, nuk do më shmangë nga sheshi, do jem çdo natë me protestuesit deri në dorëheqjen e Ramës. Të mos përçahemi nga individë që paguhen nga politikanët, do t’i mposhtim”, tha ai.

Grupi i Bankës së Fundit që po sulmon protestuesit

Prej dy ditësh “Grupi i Bankës së Fundit” ka krijuar incidente në protestën që vijon prej 80 ditësh. Pas këtij grupi janë banditë të lidhur me qeverinë. Ata u aktivizuan për të minuar protestën. Sapo ky rupim  dhumnonte protestuesit, mediat e afërta të qeverisë menjëherë publikonin lajmin se ka përplasje mes protestuesve. Në të vërtetë nuk ka përplasje mes protetuesve megjithëse ata janë të rrymave të ndryshme dhe bindjeve të ndryshme pooliotike, por e vetmja përplasje është mes grupit të dhunuesve të Ramës dhe protestuesve. Ajo që e kompromenton akoma më shumë këtë grupim me regjimin ëstë fakti tjetër se policia i toleron dhe nuk i prek këtë banditë që po dhunojnë protestuesit.

About Krye Redaktor

Check Also

Denoncimi i Kryeministrit hungarez/” Ky është njeriu që mban thesarin e mafias

Kryeministri hungarez Peter Magyar e cilësoi grupin 4iG si nëna e fshehtë e oligarkisë në …