Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës duke deklaruar se politikat e qeverisë kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendi.
Berisha e lidh këtë edhe me reformën territoriale, duke pretenduar se shkrirja e bashkive dhe largimi i shërbimeve nga qytetarët e kanë bërë jetën më të vështirë dhe më të kushtueshme.
Ai paralajmëron se një reformë e re territoriale, me reduktim të mëtejshëm të bashkive, mund të sjellë një valë tjetër shpopullimi. “Në vend që të ndalë largimin e shqiptarëve, kjo qeveri po ndërton politika që e ushqejnë atë”, deklaroi Berisha.
Reagimi
Politikat e Edi Ramës kanë larguar nga Shqipëria dy herë më shumë shqiptarë sesa politikat e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Reforma territoriale nuk kishte në thelb vetëm zhdukjen e disa bashkive e komunave, por edhe zhdukjen e shërbimeve pranë banorëve.
Kjo ua bëri jetën më të vështirë dhe më të kushtueshme, duke i shtyrë shumë prej tyre drejt largimit nga vendi.
I njëjti qëllim fshihet edhe pas reformës së re territoriale: Rama kërkon të zhdukë edhe më shumë bashki, duke larguar shërbimet nga qytetarët dhe duke krijuar kushte për një valë tjetër shpopullimi.
Në vend që të ndalë largimin e shqiptarëve, kjo qeveri po ndërton politika që e ushqejnë atë.
Gazeta RD