Më pas KM edhe mund të shkruaj; “bota duhet të ndalë horrorin e luftës!”

Nga Alba KEPI

Për 3 muaj Ukraina mundi të krijoj Muzeun e krimeve, qëndresës popullore e relikeve të një lufte që nuk ka fund.

Kanë kaluar mbi 30 vite e Shqipëria nuk ka mundur të krijoj një muze qëndrese, kujtese, nderimi ndaj viktimave te krimeve, horrorit e dhimbjes që shkaktoj lufta antishqiptare e klasave e diktaturës gjysëm shekullore komuniste.

“Mjaft e rëndësishme është të kuptohet se c’ndodh, kur mungon mësimi i lëndës së historisë, ka deklaruar Hainetdinov, Drejtori i Muzeut të Luftës i sapo hapur në Kiev që dëshmon c’ka lufta prej 24 shkurtit ka shkaktuar e po shkakton në Ukrainë.

Emocion e dhimbje cdo objekt që dokumenton tragjedinë e këtij populli e që sot u vizitua dhe nga kryeministri shqiptar i cili në librin e përshtypje do të shënonte “Bota duhet të ndaloj këtë horror!”
Armata e stafit të tij të istagramit, facebook-ut, tik-tokut, e ushtarë-gazetarët e televizioneve, garuan se kush poston i pari kronikën e kësaj dite, që nga Kiev solli dhe gallatën sociale të ngatërresës së emrit të tij.

Se sa do të influencoj kryeqeveritari shqiptar në rrugëtimin e paqes, në koridorët e mbrojtur të drithërave, në hyrjen e Ukrainës në BE (kur vetë po dështon vit pas viti) , në zgjidhjet e halleve të gazit, rublës e armatimeve, është qartësiht e pakomentueshme, e aq sa veshjet cdo dy orë të ministres shqiptare që e shoqëronte, e në krah kish gra e burra që kod veshje kanë zgjedhur prej muajsh bluzat e luftës.

Asgjë kundër ndaj fjalëve që KM dedikoj në librin e përshtypjeve me pikëpyetjet e dritëhijeve të një ambazhuri që “artisti” i fotografisë do na i shpjegoj domethënien ndoshta në një jetë tjetër.

“Bota duhet t’i jap fund këtij horrori”, por dhe bota shqiptare duhet t’i jap fund kulturës së heshtjes, kamuflimit, injorimit, harresës së horroreve që prej gjysëm shekulli në aktivitet, e 30 vite pasivitet të qëllimshëm, diktatura komunsite e trashëgimtarët e saj e post revolucionit demokratik, ata që paguhen për ta fshehur, kycyr, apo mos e shkruar, po i shkaktojnë këtë vendi.

Nuk di nëse KM shqiptar ka mundur të marrë në duar e të shkruaj në shqip përshtypjet e tij, pasi ka vizituar pavionin e Genocidit, një grimcë në historinë shumë vjecare të krimeve ndaj këtij populli, që meritojnë te kishin prej vitesh një muze kombëtar.

Një komb kur e le pa histori, i ke kufizuar kulturën e pa kulturë nuk ka liri e mundësi zgjedhje!

Sot në Shqipëri të rinjtë nuk njohin hsitorinë e komunizmit, heronjtë e qëndresës ndaj këtij regjimi, autorët e vrasjeve të tyre!

Të rinjtë janë pa kulturë historike. të një epoke që shënoi fatet e vendit të tyre, pasojat e së cilës janë kaq të dukshme sot.

Rinia shqiptare është sot pa kulturë historike. pasi historia vazhdon të shkruhet nën komandën e politikës e shtëpitë botuese botojnë libra me pagesë.
Paguaj e boton!

Për ata që nuk e kanë vizituar pavionin e Genocidit, gjen në të pak objekte personale nga ish të burgosurit, emrat e mjaft të pushkatuarve, dhomën e imporvizuar të një qelie e telat me gjemba me të cilat ishin rrethura kufijtë.

Por ky nuk është një muze, por një dhomë kujtese në miniaturë e shumë më modest se Bunkerët e Enverit mbush me art politike neokoministe, apo shtëpitë e gjetheve mbuluar nga pluhuri e hija e kullave të betonit.

Muzeu i Krimit Komunsit Shqiptar duhet të ketë pavionin e Artistëve qëndresëtarë, piktorëve, shkrimtarëve, poetëve, skulptorëve që diktaturën e luftuan me art dhe e vuajtën me jetë!

Muzeu i Krimit Komunsit shqiptar meriton pavionin e profesionistëve, inxhinierëve, mjekëve, profesorëve, që me aftësinë e tyre kundërshtuan aktet kriminale të komunistëve dhe e vuajtën me jetën e tyre dhe të familjarëve.

Muzeu i Krimit Komunist shqiptar kërkon pavionin e shqiptarëve të lirë, kurajoz, të rinjve, sportistëve, tifozëve që në rrugë, në lagje, në stadiume protestuan diktaturën dhe e vuajtën me rininë e jetën e tyre.

Muzeu i Krimit Komunsit shqiptar duhet të nderoj pavionin e vogëlushëve, vajza e djem të mitur, që humbën jetën në gulagët e komunzmit, apo mbetën pa varr se u zhdukën nga kriminelët e kuq.

Muzeu i Krimit Komunsit shqiptar duhet të inaugurohet me librin e përshtypjeve në shqip, ku në faqe të parë të shkruhet; Kushtetuta shqiptare dënon cdo simbol të ideologjisë diktatoriale komuniste, e propaganduesit e tyre duhet të dënohen sipas ligjit!

E të hapet me shënimin; Bota shqiptare dënon horrorin e krimeve ndaj shqiptarëve të luftës së klasave shkaktuar nga komunistët!

Më pas KM EDHE mund të shkruaj “bota duhet të ndal horrorin e luftës!”

PS Fotografi e vitit 2003 e publikuar ne web nga Fatbardha Saraci, e tregon ceremonine e rivarrimit të Prena dhe Dina Gjikola, dy vajza që vdiqën gjatë një epidemie në vitin 1948 në kampin e internimit në Tepelenë.Ne foto/ nënat e tyre, Mrika dhe Gjela per 15 vite pas rënies së komunizmit kane kërkuar varret e tyre!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply