Shkodra tronditet sërish nga krimi, tjetër vrasje në qytetin verior

Një tjetër vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Stomgolem.

Bëhet e ditur se është vrarë 74-vjeçari Lulash Qepuri. Ai është ekzekutuar me shotgun teksa ndodhej në lokaln e tij. Mësohet se ka qenë një person i maskuar që është afruar në hyrjen e lokalit që kishte në pronësi Qepuri dhe e ka qëlluar katër herë drejt të moshuarit. 74-vjeçari u nis për në spital, por rrugës ndërroi jetë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Kjo vrasje vjen vetëm një ditë pasi në plazhin e Velipojës ndodhi një plagosje. Bëhet fjalë për plagosjen e 48-vjeçarin të identifikuar si Pjerin Brushtulli.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply