Berisha në Forumin Global në Baku: Mundësi e veçantë të shpreh qëndrimet e PD…

Kryetari i PD, Sali Berisha është i pranishëm në Forumin Global në Baku të Azerbajxhanit. Në një postim, Berisha shkruan se, ky forum është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e PD për situatën në vend, rajon dhe Europë.

Pjesëmarrje në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan

Të dashur miq, ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi, i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’.

Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Evropa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev.

Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mi, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe medieve, qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply