Elda Menga, TCH: Duke qenë se jemi në prag të nisjes së sesionit të ri politik që pas dy javësh nis zyrtarisht edhe në Kuvend. A do kemi një vendimmarrje nga PD për marrëdhënien që duhet të mbajë kjo forcë politike në raport me parlamentin? Ju e keni përjashtuar opsionin e bojkotit, duke qenë se keni pasur edhe rezoluta që nuk e lejojnë këtë, por a do ketë një marrëdhënie të kushtëzuar të PD me parlamentin?
Sali Berisha: PD, siç e thatë ju bukur, e ka të përjashtuar me statut bojkotin.
E ka të përjashtuar. Natyrisht, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë përveç bojkotit.
Bojkot ne nuk bëjmë, ne jemi të përcaktuar.
Në qoftë se nuk shkojmë në një seancë, nuk marrim pjesë në dy seanca, këto nuk janë bojkote, janë krejt tjetër.
Por ne vendim për t’u larguar nga parlamenti nuk marrim.
Gazeta RD