Veteranët e UÇK futen brenda Kuvendit, përplasje të forta me policinë

Për shkak se nuk përfitojnë nga rritja e pagës minimale, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur këtë të enjte protestën e dytë kombëtare.

Sipas raportimeve për mediat, protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur brenda ambienteve të Kuvendit, ndërkohë, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia e Kosovës mobilizohet edhe me njësinë e snajperëve të cilët gjatë gjithë kohës do të vëzhgojnë protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat, deri në realizimin e kërkesës së tyre.

Nën brohoritjet “UÇK”, një grup veteranësh janë pozicionuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, për t’u bashkuar në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply