Nga Kim MEHMETI
A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e „Rilindjes“?
Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë dhe as që i dëgjojnë brohorimat e saj, ngaqë i kanë futur kokat shumë thellë në strajcat e tagjisë që ua mbush Piktori.
A e keni vërejtur se Shqipëria nuk është as shtet demokratik, as diktaturë dhe as autokraci, por është shndërruar në një hajdutokraci?
Piktori e shpalli Shipërinë pronë të veten sepse kjo u shkonte për shtati edhe pronarëve të mediave, elitave shoqërore, mendimtarëve të ‘pavarur’, akademikëve, profesorëve, artistëve… të gjithë atyre që ushqeheshin në grazhdin e hajdutokracisë.
Dhe sot, kur rrugëve të Tiranës jehonë zëri i krenarisë dhe i shpresës rinore, sot pra kur rinia shqiptare dëshmoi se jo çdo shqiptar shitet dhe e tradhton atdheun, shtohet numri i atyre që thonë se do të ishte mirë që Piktori të dorëhiqej.
Dhe gjithnnjë e më të paktë janë ata që nuk e dinë se dorëheqja e tij nuk është thjesht diçka e duhur, por diçka e domosdoshme.
Rënia e Piktorit në të vërtet është parakusht që të ngrihet Shqipëpria dhe që ky shtet më në fund të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë.
A e keni vërejtur pra se si patronazhistët dhe shumica e drejtuesve të PS-së heshtin, se si ua ka mbyll veshët e gojën strajca e tagjisë ku e kanë futur kokën, e të cilën ua mbush Piktori?
Është e pamunudr të mos u ketë rënë në sy nervozizmi i patronazhistëve dhe “Rilindasve“, të cilët i trishton rënia e Piktori dhe e ‘Aleancësë së Qelbësirave’, ngaqë nuk do ketë kush ua mbushë strajcat e tagjisë.
Gazeta RD