Bashkia Kavajë i përgjigjet Ballës: Pas pamjeve nga Amerika, na vjen mirë që keni zbritur në Rrogozhinë…

Bashkia e Kavajës ka përgënjeshtruar drejtuesin politik të PS në Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, lidhur me situatën e mbetjve në këtë bashki.

Në nmjë reagim zyrtar në rrjetin social, Facebook, Bashkia Kavajë bën me dije se zonën në fjalë që ka publikuar Balla, nuk e përfshin bashkia, porse ajo e Rrogozhinës.

‘…edhe pse nuk është për kompetencë e Bashkisë, Njësia Administrative Luz i Vogël bashkë me Njësinë e Shërbimeve kanë marrë disa herë aksione pastrimi në këtë zonë të cilat do t’i gjeni të pasqyruara edhe ne videot përkatëse’, thuhet në reagimin zyrtar.

Bashkia Kavajë nuk e kurseu ironinë ndaj Ballës, duke i kujtuar pamjet e shpërndara pak ditë më parë për shuarjen e zjarrëve në Amërikë, të cilat zyrtari socialist i publikonte sikur ishin në Shqipëri.

Reagimi

Në një postim të para 2 orëve mbi situatën e krijuar nga mbetjet në një zonë pranë Spillesë, deputeti Taulant Balla, akuzon Bashkinë Kavajë për mos reagim dhe neglizhencë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e zonës. Në rradhë të parë z. Balla na vjen mirë që ke pritshmëri të larta nga Bashkia Kavajë sa që na kërkon të pastrojmë edhe zonën që e mbulon në menaxhim Bashkia Rrogozhinë.

Në rradhë të dytë edhe pse nuk është për kompetencë e Bashkisë, Njësia Administrative Luz i Vogël bashkë me Njësinë e Shërbimeve kanë marrë disa herë aksione pastrimi në këtë zonë të cilat do t’i gjeni të pasqyruara edhe ne videot përkatëse.

Pas pamjeve nga Amerika për saktësinë e shuarjes së zjarreve na vjen mirë që keni zbritur në Rrogozhinë për hedhjen e mbeturinave dhe çështjen mjedisore pasi na përket të gjithëve dhe duhet të punojmë fort ta mbajmë të pastër.

Vetëm një lutje në këtë kontekst Z. Balla, duhet të ishit më të saktë në etiketimin e Bashkisë dhe për rrjedhojë të kryetarit pasi duhet të kishit etiketuar Bashkinë Rrogozhinë dhe kryetarin aktual të saj duke qenë që reforma administrative që keni propozuar nuk është implementuar akoma.

P.s Mos i hidhni mbeturinat vetë edhe ti pastroni po vetë pas 2 orësh vetëm për të bërë një gjysmë lajmi ose një fake neës se është njëlloj jo etike dhe jo qytetare, me atë që i hedh mbetjet aty në mënyrë të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …