Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin pakqënaqësinë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, Syri sjell disa prej këtyre pankarteve më pikanë kundër qeverisë, duke i kujtuar madje Ramës që platforma ‘Mirror Albania’ e prezantuar prej tij, nuk është gjë tjetër veçse mashtrim nga ana e kryeministrit.
‘Në pasqyrën tuaj, vetëm mashtrim’, shkruhet në pankartat e protestuesve, ndërsa i kundërvihen me shprehjen tjetër: ‘Në bulevardin tonë, vetëm guxim’.
Gazeta RD


