Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe rrezikojnë të përhapen drejt disa ndërtesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme në ndërtesat pranë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga ekipet në terren.
Deputetja e PD, Ina Zhupa duke publikuar një video nga flakët që po djegin kurorën me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente.
“Situatë emergjente zjarri në lagjen nr 1 në Sarandë. Është e domosdoshme shtimi i forcave zjarrfikëse për të normalizuar sa më shpejt situatën, në një zonë të banuar dhe të mbipopulluar në sezon”, denoncon Zhupa.
Gazeta RD