Screenshot

Miliona euro nga AKSHI, arrestohet Gysi i Ramës

I shumëkërkuari nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë.

Biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj janë të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘manipulim me tenderët’ e ASHKI-t.

Agasi dhe Beqiraj, akuzohen gjithashtu se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Ermal Beqiri u arrestua pak kohë më parë në Francë, teksa po udhëtonte me avionin e tij privat mbi një central bërthamor.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 88-të: Të arrestohet Balluku, SPAK-u të mos përkëdhelë qeveritarët!

Në protestën e 88-të kundër qeverisë Rama, qytetarët vijojnë akuzat ndaj Ramës për qeverisjen dhe …