Berisha: Vera që po lëmë pas dogji Edi Ramën, zjarret dogjën teserat e partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, vera që po lëmë pas do hyjë në histori si vera që dogji Edi Ramën, pasi zjarret dogjën teserat e partisë së krimit.

Berisha tha se, kjo verë shkriu me nxehtësinë e saj propagandën e AKSHI-t. Shkriu Diellën, Lindat e AKSHI-t.

Berisha: Të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Anëtare dhe anëtare të PD, mbështetës, qytetarë që ndiqni këtë mbledhje të Këshillit tonë Kombëtar.

Vera që po lëmë pas do hyjë në histori si vera që dogji Edi Ramën.

Jemi në fund të muajit gusht.

Po mbyllim verën më të nxehtë të viteve të fundit, një verë aq përvëluese që muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite ka shkrirë dhe po shkrin narko-shtetin, kreun e saj padrinon Edi Rama.

Zjarret dogjën Shqipërinë këtë verë si rrallë ndonjë vit më parë. Vatra të shumta zjarresh në Fushë Krujë, Krujë, Dajt, Dibër, Bulqizë, Pukë, Finiq, Mallakastër, Gramsh, etj.

Ato, pothuajse, nuk u menaxhuan fare.

Fondet e emergjencës për zjarret kishin shkuar për koncerte për të shuar protestën.

Por këtë verë, zjarret si asnjëherë më parë, dogjën edhe më shumë se kaq. Zjarret dogjën teserat e partisë së krimit.

Siç keni parë në video, nga vetë socialistët që dogjën kartat e tyre në Poliçan, në Divjakë, në Dimal, pa llogaritur edhe mijëra e mijëra të tjera që u dogjën përfundimisht në bulevardin e Tiranës.

Kjo verë shkriu me nxehtësinë e saj propagandën e AKSHI-t.

Shkriu Diellën, Lindat e AKSHI-t.

U kujtoj se Ermal Beqirin e AKSHI-t, pasi vodhi 200 milionë euro, një ditë u arrestua në Francë dhe pak javë më vonë këtij kështjellari, Edi Rama me ministrinë e Financave i dhanë edhe disa milionë euro të tjera për të ndarë së bashku me të.

Miliona euro që shkojnë nga paratë e shqiptarëve në llogaritë e Beqirit, i cili gjendet në qelitë e Francës.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton studimin e Institutit Republikan: PD ka nevojë për një platformë digjitale të centralizuar

Kryetari i PD, Sali Berosjha prezantoi para anëtarëve të Këshillit Kombëtarstudimin studimin e Institutit Republikan. …