Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se, sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Është koha e sulmit dhe vetëm sulmit mbi Edi Ramën.
Ait ha se, pjesëmarrja e demokratëve në protestë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për demokracinë shqiptare.
Berisha: Po kështu, sot pas 90 ditësh, dështuan plotësisht të gjithë ata që akuzuan PD-në njëherë si përçarëse, herën tjetër si përvetësueses, herën tjetër si manipuluese të protestës.
Në të vërtetë PD u faktoi të gjithë shqiptarëve se iu përmbajt plotësisht qëndrimeve të shpallur prej saj ndaj protestës.
Demokratët kanë qenë dhe do jenë çdo ditë në protestë sepse kërkesat e drejta të protestës kanë qenë kërkesa dhe kauza kryesore të PD-së për të cilat kjo parti ka luftuar dhe mbrojtur me vendosmëri dhe pavarësisht nga çmimi në komisione parlamentare, seanca parlamentare, në rrugë, në sheshe, në studio televizive, në protesta, në konsulta të gjera me shoqërinë civile dhe në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Pikërisht për këto dy arsye, çdo demokrate dhe demokrat duhet të pyesë veten se cfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë për këtë protestë dhe mbështetjen e saj.
Mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre dhjetëra mijëra të rinjve dhe të rejave, pa parti, anëtarë të shoqërisë civile apo të forcave të ndryshme politike, që me guximin, sakrificën e tyre shndërruan këtë verë në verën e shpresës së madhe të shqiptarëve dhe verën e ferrit të vërtetë për regjimin antishqiptar të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e demokratëve në protestë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për demokracinë shqiptare.
Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narkoshteti.
Nga ana tjetër ne kemi deklaruar dhe deklarojmë se do mbrojmë dhe do të dënojmë me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve.
E kemi bërë dhe do ta bëjmë këtë.
Do mbrojmë protestën me të gjitha potencialet tona, në media, në parlament, në rrjetet sociale dhe në çdo hapësirë, kudo që protestuesit sulmohen.
Ne mund të kemi objeksionet tona për slogane të caktuara, por nuk është koha e polemikave me individë apo grupe të veçanta. Është koha e sulmit, e sulmit dhe vetëm sulmit mbi Edi Ramën.
Ne do bëjmë gjithçka me nisjen e parlamentit që pesë kërkesat e protestës, që janë njëkohësisht kërkesat e PD të katër viteve të fundit, të jenë objekti i debatit të fuqishëm në parlament.
Fill pas formulimit të kërkesave nga përfaqësuesit e protestës, grupi ynë parlamentar hartoi dhe dorëzoi në parlament mendimet për anulimin e ligjeve që kanë kërkuar protestuesit.
Por, në dhunim flagrant të Kushtetutës, Edi Rama urdhëroi mbajtjen e tyre në sirtarët e Niko Peleshit.
Demokratët dhe opozitarët e vërtetë shqiptarë, duke mbështetur protestën pa kushte, përmbushin detyrën e tyre të madhe si opozitarë në këtë vend.
Gazeta RD