Berisha: Do mbështesim pa kushte protestën heroike dhe të jashtëzakonshme rinore e qytetare! PD dhe protesta janë të lidhura njëlloj si syri me dritën

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, do të mbështesim pa kushte protestën heroike dhe të jashtëzakonshme rinore e qytetare! Ai tha se, Partia Demokratike dhe protesta janë të lidhura njëlloj si syri me dritën

Berisha: Kjo protestë meriton vlerësimet më të mëdha jo vetëm për guximin heroik që shpalos, jo vetëm për persistencën dhe masivitetin e saj, por kjo protestë i ka kryer kombit një shërbim jashtëzakonisht të çmuar.

Falë kësaj proteste, sot Edi Rama është njeriu më i urryer i Shqipërisë, i Ballkanit dhe ndoshta i mbarë Evropës.

Edi Rama është sot njeriu më i përbuzur tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Edi Rama është sot kryeministri më i damkosur, më i diskredituar ndërkombëtarisht.

Protesta e ka çuar Edi Ramën në overdozë dëshpërimi që dallohet në çdo dalje publike, në çdo fjali që nxjerr.

E nisi me përqeshje ndaj influencereve dhe blogereve, u bë palaço, kaloi në sulme dhe kërcënime ndaj protestuesve. Asnjeri nuk trembi dot. Vazhdoi dhe u vesh si flamingo.

I mbiu në bark Lubia, asnjë njeri nuk gënjeu dot.

Pastaj i falimentuar, i skaduar dhe në shthurje të plotë psikologjike dhe morale, pasi kishte përdorur ndaj tyre të gjithë fjalorin e koprolalisë, u ofroi besën në mëngjes.

Dhe si i pabesë që është mbasdite i quante sorra dhe korba dhe tani së fundmi u nxori edhe pasqyrën.

Të gjitha këto janë dëshmi të një dëshpërimi të pasosur ku protesta e ka zhytur Edi Ramën.

Por ky dëshpërim i Edi Ramës ka një arsye shumë të fortë.

Protesta e ka plagosur atë për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin.

Sondazhet e kanë nxjerrë tani Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë.

Kjo do të thotë me statistikë që Edi Rama ka marrë fund.

Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim mbrapa dhe nuk ka Diellë, nuk ka besë besëpreri, nuk ka satelit, nuk ka pasqyrë që të shpëtojë sepse për herë të parë Edi Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit.

Kjo do të thotë se për PS, ai është kthyer në një barrë të keqe sa vetë Lubia.

Absolutisht pas një vere si kjo, çdo njeri në botë në vendin e Edi Ramës do të kishte dhënë dorëheqjen dhe vetëm dorëheqjen.

Dorëheqja për Edi Ramën do ishte skenari më pak i dëmshëm për të në këto kushte. Mirëpo, në 13 vite pushtet absolut, Edi Rama jo lider që nuk çohet nëpërmend, por as burrënuk u bë dot kurrë sepse vodhi dhe vetëm vodhi. Vodhi natën, vodhi ditën, vodhi zgjuar, vodhi në gjumë qytetarët e këtij vendi.

Ndaj dhe ai ndonëse ka popullin në shesh prej tre muajsh nuk jep dhe nuk guxon të mendojë dorëheqjen e tij.

Sepse, siç u pa me rastin e Lubisë, Edi Ramës i duhet pushteti për të mbrojtur vjedhjet e qindra miliarda eurove që u ka bërë shqiptarëve.

Ndaj është detyra jonë si opozitë e vërtetë e Shqipërisë që të bëjmë gjithçka që të çojmë Edi Ramën në dorëheqje.

Detyra e parë, ashtu siç kemi bërë që në ditët e para, të mbështesim pa kushte protestën heroike dhe të jashtëzakonshme rinore qytetare.

Si partia më e madhe opozitare, ne jemi angazhuar në mbështetje të plotë në forma të ndryshme të kësaj proteste.

Së pari, me numra. Me qindra dhe mijëra anëtarë, mbështetës tanë nga Tirana, por edhe nga rrethet, deputetë, drejtues qendrorë dhe lokalë të PD, kanë marrë dhe do marrin pjesë në protestë dhe normalisht pa simbole, pa protagonizëm partiak, por si qytetarë, duke u përshtatur dhe duke respektuar plotësisht tiparin rinor qytetar të kësaj proteste në të vërtetë jopartiake.

Sot pas 90 ditësh dështuan të gjithë ato përpjekje të armiqve tanë që donin njëlloj si miza në prapanicën e kalit të dukeshin se ishin ata që tërhiqnin karrocën, bënë gjithçka si vegla të Edi Ramës me sloganet e tyre kundër PD në mënyrë që demokratët të mos ishin në protestë.

Por gabuan, gabuan keq. PD dhe protesta janë të lidhura njëlloj si syri me dritën.

Vetëm katër vitet e fundit, demokratët, anëtarët, mbështetësit tanë kanë zhvilluar kundër diktaturës autoritare të Edi Ramës, narkoshtetit të tij, vjedhjes së miliardave euro nga ai dhe ministrat e tij, kundër arrestimeve dhe burgosjeve politike, farsës zgjedhore, krimeve të rënda mjedisore, jo 100 apo 200, por fiks mbi 420 protesta.

Ajo si asnjë forcë tjetër politike është përballur me dhunë, terror, atentate, arrestime, burgosje, trajtime shtazore të anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij.

Ajo është përballur me censurën, demonizimin, shpifjet, trillimet dhe tiraninë verbale të medieve të qeverisë.

Ajo është përballur dhëmb për dhëmb me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare më të fuqishme në Evropë.

PD ka denoncuar regjimin në qindra e qindra dosje penale.

Ajo ia doli të faktojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar farsën elektorale, përdorimin politik të drejtësisë, lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën në 8 rezoluta ndërkombëtare. Ajo kërkoi dhe realizoi ardhjen e dy misioneve faktmbledhëse ndërkombëtare, njëri nga PPE me rreth 30 përfaqësues të partive simotra të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera dhe tjetri nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, i përbërë nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni.

Këto dy misione faktmbledhëse që të dyja publikuan raporte dhe rezoluta shumë të rëndësishme, pasqyra të vërteta të realitetit shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në epiqendër të Ripërtëritjes së PD do të jetë anëtari! Nuk pranohet më letargji në radhët tona

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, në …