Ish-kupola e policisë së shtetit rezulton e implikuar thellë në çështjen e Ergys Agasit.
Arrestimi i “Koordinatorit të krimit”, siç e ka etiketuar ish-zëvendëskryeministri socialist, Arben Ahmetaj, ka vërtetuar katërcipërisht lidhjet e tij me ish -zyrtarët më të lartë të organizatës së policisë.
Agasi u kap nën shoqërinë e Uljan Shpatarakut, një ish -drejtuesi të policisë, të përjashtuar pak javë më parë nga radhët e uniformave blu, me vendim të kryepolicit Skënder Hitaj dhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithëm të Policisë, Ilir Proda.
Por një zhvillim i ri ka ndodhur pas arrestimit. Burime policore i thanë Zoom.al se në telefonin e Agasit janë gjetur kontakte dhe komunikime elektronike me Prodën.
Nuk është ende e qartë se çfarë kanë arritur të kapin hetuesit e BKH, por sipas të njëjtave burime materialet vërtetojnë komunikime mes tyre edhe gjatë kohës që Agasi ka qenë në arrati.
Gazeta RD