Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, protesta qytetare ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi.
Kjo protestë ka nisur me bllokimin e hyrjes së zyrës së Kryeministrisë.
Punonjësit e policisë u gjendën të papritur por më pas u bënë kordon, ndërsa në disa momente pati dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit thërrasin: Dorëheqje! Shporru! Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren.
Në orën 19:30 minuta FNSH dhe forcat shqiponja përforcuan kordonin policor, ndërsa protetuesit thërrasin kundra Edi Ramës dhe kundra policisë e cila nuk po mbron qytetarët.
Ata thërrasin: Arrestoni Ramën!
Qytetarët në revoltën e sotme kanë zgjedhur një tjetër skenar, ndërsa kanë mësuar se në ambientet e Kryeministrisë ndodhet Rama, duke u vendosur para godinës.
Ndërkohë policia u vendos gardh para hyrjes, ndërsa kanë mbërritur edhe Forcat Speciale.
Gazeta RD