Makina bie në rezervuarin Çekrezë, nxirren të pajetë një djalë e një vajzë

Tragjedi në rezervuarin e Çekrezës. Nxirren të pajetë trupat e dy të rinjve, të cilët u mbytën me makinë mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se sapo janë nxjerrë trupat e pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeç.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./BW

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply