Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale se ministri i ri i Brendshëm është dhunuar në zyrën e tij.
Sipas Berishës, Ervin Demo, është dhunuar kur ishte kryetar i Bashkisë së Beratit.
Postimi
Rrihet në zyrë ministri. Policia nuk e ndihmon!
Lexoni mesazhin e punonjësit digjital
Përshëndetje, Dr.
Ministri i ri i Brendshëm është rrahur në zyrën e tij kur ishte kryetar bashkie në Berat, nga Gramoz Toto, i njohur si “Moku”.
Për rrugën e Kalasë, pse ia dha për ta bërë Baton Haxhiut dhe jo Gramoz Totos?
Ky ministër i Brendshëm, Ervin Demo, në atë kohë, kur u rrah, as policia nuk i erdhi në ndihmë, pasi e lajmëroi vetë.
Hera e parë që një ministër i Brendshëm është rrahur në zyrë. Publikoje, Doktor!
Dhe anonim, të lutem, se këta të heqin nga puna.
Gazeta RD