Nga “Albanian Files” te përgjimet e Yeffet, aktivisti: SPAK të kërkojë arrestimin e Ramës dhe Ballukut

Në ditën e 108-të të protestës protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Aktivisti Edison Lika kërkoi që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të dërgojë sa më shpejt në Parlament kërkesën tjetër për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut dhe më pas arrestimin e saj.

Teksa mori fjalën në protestë, ai përmendi skandale të qeverisë, ndërsa u ndal së fundmi edhe te publikimi i përgjimeve të Ron Yeffet, të publikuara nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Aktivisti tha se, Rama, me këto skandale, meriton jo vetëm që të shkojë në burg, por gjithashtu të mos shohë më dritën e diellit.

“SPAK ka para syve disa vila të Belinda Ballukut dhe duhet të dërgojë njëherë e mirë, sa më shpejt në parlament kërkesën për heqjen e mandatit të saj. Arresto Ballukun. E kemi parë me “Albanian Files”, që vetëm me projektet që ka miratuar kryeministri, meriton që jo vetëm të futet në burg, por të mos shohë më dritë dielli me sy.

I bëjmë thirrje organit të akuzës “Hetoni Ramën”. Kemi parë përgjimet e fundit të cilat na vërtetojnë se Rama sillet si pronar i Shqipërisë dhe privatizon dhe shet sektorë të ndryshëm të kësaj ekonomie. Përmes bashkëpunimit me Ron Yeffet, dolën hapur. Për këtë Edi Rama dhe qeveria e tij meritojnë të jenë prapa hekurave. Edhe sot kërkojmë arrestimin e radhës, arrestoni Ramën”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“O hajdut, o hajdut”, Balla përballet nga protestuesit, ja mbath me vrap për t’u fshehur! (Video)

Taulant Balla është përballur mbrëmjen e sotme me protestuesit, të cilët e kanë pikasur në …