“O hajdut, o hajdut”/ Balla mbyllet ne tualetin e lokalit nga frika e protestuesve

Taulant Balla është përballur mbrëmjen e sotme me protestuesit, të cilët e kanë pikasur në një lokal pranë stadiumit “Air Albania”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS është thirrur në kor nga protestuesit me “o hajdut, o hajdut”, ndërsa reagimi i tij ka qenë largimi i menjëhershëm nga vendi. Raportohet se ai është mbyllur në tualetin e lokalit.

Balla, i cili në rrjetet sociale gjithmonë i ka ironizuar këto protesta dhe shpesh ka hedhur dhe foto në rrjetet sociale duke i minimizuar, nuk është ndalur për t’u përballur me turmën.

Në momentin kur ka dëgjuar thirrjet, ai ka bërë sikur po fliste në telefon dhe më pas është futur brenda ambienteve të lokalit.

Një situatë të ngjashme e ka përjetuar disa ditë më parë edhe Belinda Balluku.

Teksa po shkonte drejt automjetit të saj, në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, Balluku u përball me një grup të rinjsh protestues, të cilët e etiketuan si “hajdute” dhe kërkuan që ajo të përfundonte në burg.

“O hajdute, o hajdute, o hajdute… Rama n’burg, Belinda n’burg… O hajdute, te cila vilë do shkosh, o hajdute?”, dëgjoheshin protestuesit duke i drejtuar thirrjet Ballukut.

About Redaksia

Check Also

Rama akuzohet në Kongresin amerikan/ “Korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve po ndikohen prej tij”

Kongresisti amerikan Joe Wilson ngriti në Kongres shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin …