PD dorëzon në Parlament projekt-rezolutën për dënimin e genocidit serb në Kosovë

Tritan SHEHU
Sot Grupi Parlamentar i PD riparaqiti ne Kuvend projekt “Rezoluten per Denimin e Genocidit Serb ne Kosove”.
Miratimi i saj eshte bllokuar prej disa vitesh nge Rama e deputetet e Rilindjes.
Kjo ka krijuar nje boshllek te madh historik, te te drejtes, politik, qe Vucic e keqdashesit e tjere e kane dhe po e perdorin per te fallsifikuar te verteten.
Nje boshllek ky, qe duke mjegulluar faktet, krimet e hordhive millosheviciane, ate qe ka ndodhur, kamuflon fajtoret e vertete dhe direkt apo indirekt krijon premisat per te kaluar “fajin” mbi viktimat.
Nga ana tjeter ajo Rezolute i kerkonte Qeverise e institucioneve te Shqiperise te asistojne Qeverine e Kosoves ne perpunimin e materialit te nevojshem e vecanerisht ne paraqitjen te atij ne forme akt akuze prane Gjykates Nderkombetare, e domosdoshme kjo edhe per faktin se Kosova nuk eshte antare e OKB.
Une nuk mund te percaktoj deri sa eshte masa e influences se refuzimit nga Rilindja e miratimit te Rezolutes dhe pasojave te saj, per denimin e sotem larg te vertetes te liderave te UCK.
Por jam i sigurte, qe influenca e atij boshlleku te krijuar si pasoje e bllokimit eshte e gjere, pluridimensionale, juridike, nderkombetare dhe konkrete.
Jam i sigurte qe ky “boshllek” eshte krijuar nen dirigjimin e Vucic, i cili pati deklaruar se nuk do te lejoje Parlamentet e vendeve mike te miratojne nje Rezolute te tille, menjehere mbas miratimit te saj nga Kuvendi i Kosoves.
Dhe Kuvendi i shqiperise per turpin e tij, per te keqen e te vertetes, ne kurriz te popullit te Kosoves, si “akuze” per UCK e luften e saj heroike, si nje goditje per NATO e mbeshtetjen e saj te pacmuar per te ndaluar ate genocid, e ndaloi miratimin e asaj Rezolute, ndaloi njohjen e denimin e atij Genocidi.
Ne keto kushte Grupi yne sot e riparaqiti ate Rezolute ne Kuvend, i vendosur per te cuar deri ne fund betejen per njohjen e deniminin e genocidt serb ne Kosove, per rivendosjen e te vertetes e denimin e krimineleve reale.
REZOLUTE
PËR DËNIMIN E GENOCIDIT SERB NË KOSOVË
Kuvendi i Republikes së Shqipërise,
Duke marrë shkas nga zhvillimet e aktualitetit gjatë vitit 2026, perfshire publikimin e te
dhënave të reja institucionale mbi mijera viktimat e luftes në Kosovë dhe mbi një mijë
femijët e vrarë, vijimin e kerkimeve për varreza masive dhe personat e zhdukur me forcë,
ngritjen e akuzave të reja ndaj ish-pjesëtarëve te strukturave policore serbe per ekzekutimin
e civileve shqiptarë, rikthimin në věmendjen publike te masakrave te Mejës, Reçakut,
Izbicës, Krushës, Qyshkut, Zahagit, Pavlanit dhe Dubraves, si dhe shfaqjet e vazhdueshme
te glorifikimit ne Serbi te personave te denuar per gjenocid dhe krime lufte në ish-
Jugosllavi, miraton këtë Rezolutë me përmbajtje si vijon:
Kuvendi vlerëson se kalimi i më shumë se një çerek shekulli nga perfundimi i luftës nuk e
ka zbehur detyrimin politik, moral dhe juridik per zbardhjen e plotë të krimeve të kryera
në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, pěr identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të tyre dhe
per gjetjen e personave që vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Vrasjet masive të civilëve
shqiptarë, perfshire gra, fěmijë dhe te moshuar, dëbimet sistematike te popullsisë, zhdukjet
me forcë, perdhunimet, shkaterrimi i pronës dhe trashëgimisë, si dhe zhvendosja dhe
fshehja e trupave të viktimave përtej vendit të krimit, perbëjnë një ndër kapitujt më te rěndë
tế historisë së Europës së pas Luftës së Dytë Botërore dhe kerkojnë një gendrim te qartë
institucional të Republikës së Shgipërise.
Kuvendi riafirmon se drejtësia per viktimat e Kosovës nuk mund të konsiderohet çeshtje e
së kaluarës, për sa kohë autorë të dyshuar të krimeve mbeten të pandëshkuar, familje te
tëra vazhdojnë te kerkojnë eshtrat e të afermve të tyre dhe në diskursin publik e shtetëror
1
në Serbi vijojnë mohimi, relativizimi apo glorifikimi i politikave dhe individeve te lidhur
me krimet e luftës.
Në këtë frymë, Kuvendi i Republikës së Shqiperisë e konsideron të domosdoshëm
percaktimin e një gendrimi te plotë parlamentar mbi karakterin e krimeve të kryera nga
aparati shtetëror, ushtarak, policor dhe paramilitar serb ně Kosovë, pergjegjesine per to,
detyrimin per drejtesi dhe kujtesë, si dhe pergjegjësite gü rrjedhin per Serbine ne raport me
Kosovën, rajonin dhe perspektivën e saj europiane.
Duke marrë shkas nga:
1. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për genocidin serb në Kosovë, të
datës 16 maj 2019, si dhe raportet e besueshme të organizatave ndërkombetare mbi
fakte që perbejnë Genocidin në Kosovë, perfshirë: qindra masakra kolektive te
evidentuara ndaj popullsisë se pambrojtur civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë;
2. Pranimin si genocid te masakrës në Srebrenicë më 15 korrik 1995 në Bosnje
Hercegovinë, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale per ish-Jugosllavinë, ne
Aktgiykimin e Apelit, Çështja Nr.: IT-99-33, më 19 prill 2004, ně çüshtjen kundër
Gjeneralit të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjes (URS), Radislav Krstic;
3. Vendimin e apelit të Gjykatës Nderkombëtare të Drejtesisë më 26 shkurt 2007, q
konstaton se aktet e kryera në Srebrenice dhe rrethine reth dates 15 korrik 1995,
janë akte te genocidit te kryera nga te ashtuquajtur ushtarët e URS-së dhe se këto
akte duhet të quhen me emrin e vertetë Genocid.
Duke iu referuar fakteve të Gjenocidit në Kosovë:
Ku u shkatërruan dhe u kthyen në germadhë, vendbanime dhe shtëpi, u vranë në mënyrë
barbare fěmijë, gra dhe të moshuar, shpesh herë duke i djegur të gjallë ne prani te tjerëve,
madje edhe në fabrika, furralta apo duke i groposur në puse.
Krimet e kryera nga forcat e armatosura serbe te Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ),
gjate fushates së programuar, te planifikuar dhe te institucionalizuar shteterore, kishin si
gëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrime etnike per ndryshimin e dhunshëm të
perberjes etnike te Kosovës, duke dëbuar rreth 1 milioně njerěz nga trojet e tyre etnike,
duke vrarë rreth 12 mijë civilě te pambrojtur, kryesisht shqiptarě, prej te cileve u vranë
mizorisht 1392 fěmijë, mbi 800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare dhe 1739 gra.
Forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe po ashtu ushtruan dhunë seksuale ndaj rreth 20
mije personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, por jo vetëm.
2
Nga këto krime mizore serbe në Kosovë, në veçanti por jo vetëm, shënohen masakrat n:
Likoshan, 28 Shkurt – mars 1998, 24 viktima civile;
Qirez 28 Shkurt – 1 mars 1998, 24 viktima civile;
Prekaz 5 – 7 mars 1998, 59 viktima civile, 55 te familjes Jashari;
Lubeniq, masakra e parë 25 maj 1998, 10 viktima civile;
Fortesë (ish Belacerkë) Rahovec, 18 korrik 1998, 12 viktima civile;
Rancë (Shtime), 26 gusht 1998, 11 viktima civile;
Kleçkë, 27 gusht 1998, 8 të vrarë dhe mbi 30 tể plagosur, viktima civile;
Shalë e Bajgorës, 17 shtator 1998, 12 viktima civile;
Çiçavicë, 22-24 shtator 1998, 24 vktima civile, 6 të mbytur me çekan në kokë;
Gullboc (Malishevë), 26 shtator 1998, 14 viktima civile;
Arbëri e Epërme, 26 shtator 1998, 24 viktima civile të familjes Delijaj;
Lubeniq, masakra e dytë 1 – 7 prill 1999, 100 viktima civile, mes tyre edhe gra shtatzëna
dhe fěmijë prej moshës 2 vjeç;
Reçak, 15 Janar 1999, 43 viktima civile tế vrara dhe të hedhura masivisht në kanal;
Ura e Rakovinës, 24 janar 1999, 4 viktima civile;
Leshan i Suharekës, 2 mars 1999, 29 viktima civile;
Reznik (Vushtri), 6 mars 1999, 9 viktima civile të cilat u dogjën;
Mitrovicë 13 mars 1999, 6 viktima civile;
Tërnavë (Podujevë), 20 mars 1999, 4 tế vrarë dhe 12 të plagosur;
Skënderaj, 20 mars 1999, 29 viktima civile;
Kotlind (Kaçanik), 24 Mars 1999, 26 viktima civile;
Podujevë, 24 e 25 mars 1999, 36 viktima civile;
Celinë, 25 mars 1999, 82 viktima civile;
Fortes (ish Bellacerk), 25 mars 1999, 46 viktima civile;
Goden, 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Randobravë, 25 mars 1999, 8 viktima civile nga familja Pajaziti;
Krushë e Vogël, 26 mars 1999, 113 viktima civile;
Krushë e Madhe, 25 – 27 mars 1999, 241 viktima civile;
Tërnje (Suharekë), 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Suharekë, 26 mars 1999, 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha;
Padalishtë, 26 Mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj;
Landovicë, 26 mars 1999, 23 viktima civile;
Mamushë, 27 mars 1999, 18 viktima civile;
Dardhisht (Obiliq), 27 mars 1999, 11 viktima civile nga familja Rama;
Gjakovë, 27 mars 1999, 6 viktima civile nga familja Çerkezi;
Izbice, 28 mars 1999, 114 viktima civile;
Matiçan (Prishtine), 28 mars 1999, 21 viktima civile;
Podujevë, 28 mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë te familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu
dhe Gashi;
Beleg (Deçan), 28-29 mars 1999, 11 të vrarë dhe 46 civilě te zhdukur;
Dumnicë e Eperme, 29 mars dhe 11 prill 1999, 6 viktima civile nga sulmi me granata;
Mitrovicë, 29 mars 1999, 4 viktima civile;
Llashticë e Gjilanit, 30 mars 1999, 22 viktima civile, disa te djegur per se gjalli;
Burim (Bellanicë-Malisheve), 31 mars 1999, 34 viktima civile;
Pastasel (Drenoc), 3 mars 1999, 106 viktima civile;
Lubeniq (Pejë), 1 prill 1999, 60 viktima civile;
Cercë, 1 prill 1999, 6 viktima civile nga familja Rexha;
Gjakovë, 2 prill 1999, 6 viktima civile, něna me 5 fěmije te moshës se mitur nga familja
Vejsa;
Nagac (Rahovec), 2 prill 1999, 31 viktima civile;
Sopi, 2 prill 1999, 35 viktima civile;
Kralan, 2 – 4 prill 1999, 100 viktima civile;
Prishtinë (Lagjia Arbëri) 3 prill 1999, 7 viktima civile;
Çupevë e Eperme, 4 prill 1999, 45 viktima civile;
Popovë (Podujevë), 4 prill 1999, një numër i madh viktima civile, te gjithe refugjate te
brendshëm;
Rezallë, 5 prill 1999, 41 viktima civile;
Kokaj (Gijilan), 5 prill 1999, 6 viktima civile;
Proi i Rakocit, dhe Lagja e Re në Kaçanik, 9 prill 1999, 58 viktima civile;
Lubizhdë e Hasit, 12 prill 1999, 18 viktima civile;
Fshati i Vjeter (Ferizaj), 13 prill 1999, 7 viktima civile;
Mitrovicë, 14 prill 1999, 26 viktima civile;
SIlovë dhe Lipjan, 15 e 16 prill 1999, 41 viktima civile;
Skënderaj, 16 prill 1999, 13 viktima civile;
Mitrovicë, 16 prill 1999, 9 viktima civile;
Çikatovë e Vjeter, 17 prill 1999, 128 viktima civile, nga foshnje gjashtë muajshe deri ne
burra 75 vjeçar;
Paklek i Vjetër, 17 prill 1999, 41 viktima civile;
4
Hade (Obiliq), 17-18 prill 1999, 10 viktima civile, disa i kaně djegur te gjallě;
Ribari i Vogël, 18 prill 1999, 25 viktima civile;
Devë (Gjakove), 18 prill 1999, 7 viktima civile, nga familja Bobi;
Bërnicë e Epërme, 18 prill 1999, 6 viktima civile;
Hallaq i Vogël, 19 prill 1999, 20 viktima civile;
Makoc, 20 prill 1999, 42 viktima civile;
Grashticë, 21 prill 1999, 60 viktima civile;
Nakaradë e Fushë Kosovës, 21 Prill 1999, 16 viktima civile, antarë te familjes Mirena;
Dragaçinë (Suharekë), 21 prill 1999, 11 viktima civile,burra pleq të moshuar u hodhën në
pus të gjallë;
Koliq, 22 Prill 1999, 21 viktima civile;
Mejë, 27 Prill 1999, 500 viktima civile meshkuj te moshave nga 10- 80 vjec, te ndarë nga
kolona gë depertohej në Shqiperi;
Guskë, 27 prill 1999, 25 viktima civile;
Dobrosh, 27 prill 1999, 38 viktima civile;
Korenicë, 27 prill 1999, 65 viktima civile;
Naberxhan, 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999, 30 viktima civile:
Studime, 2 maj 1999, 116 viktima civile;
Bukosh, 3 maj 1999, 35 viktima civile;
Pejë, 12 maj 1999, 7 viktima civile nga familja Bala;
Korishë, 13 maj 1999, 71 viktima civile;
Gjithashtu si rezultat i perdorimit të popullsise civile nga forcat serbe, si mburojë ndaj
bombardimit t trupave të NATO-s, u vranë:
• më 27 mars 1999, në lagjen Dardania I dhe II në Pejë, u vranë 46 viktima
civile,
* më 17 prill 1999, në fshatin Pokleku i ri, u vranë 53 viktima civile;
** më 30 prill 1999, në Verbovë dhe Shtuticë, u vranë 275 viktima civile;
* më 14 maj 1999 në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq (Pejë), 77 viktima civile;
** më 17 maj 1999 në Carallukë 1999, 23 viktima civile, anětarě te dy
familjeve Krasniqi;
* më 21 dhe 22 maj 1999, u ekzekutuan dhe u masakruan 978 të burgosur nga
ushtria serbe në Burgun e Dubraves;
* më 22 maj 1999, në Vushtri u vranë 68 viktima civile;
• më 24 maj 1999, në Vushtri, u vranë 8 vajza të mitura;
** më 26 maj 1999 ně Lagjen Tusuz (Prizren), u vranë 27 viktima civile dhe u
dogjën 247 shtëpi;
“; më 31 maj 1999, nga Familja Gerxhali u vranë 12 viktima civile;
* më 8 gershor 1999, në Mitrovice, rezultojnë 9 viktima civile te zhdukura,
disa të djegura;
” më 12 qershor 1999, nga Familja Bala në Pejë, u vranë 7 viktima civile, mes
tyre edhe femijë te mitur;
Ka edhe shumë masakra të tjera te cilat ende kanë mbetur të pazbardhura, prandaj kjo listë
nuk eshte shteruese. Vihet re se, numri viktimave eshtë disa herë më i madh se shifrat e
pasqyruara ne këtë tekst.
1) Në funksion të fshehjes së krimit dhe të shmangies nga pergjegjësia e drejtperdrejtë
në kryerjen e genocidit, institucionet shtetërore të Republikes Federale Jugosllave
RFJ (Serbia dhe Mali i Zi), veçaněrisht trupat ushtarake dhe paraushtarake te
Serbisë, zhvendosën me forcë në territorin e Serbisë, mijëra civile shqiptare te të
gjitha moshave, te gjallë dhe të vrarë;
2) Mijëra kufoma civilesh shiptarë, te masakruar, te varrosur, te zhvarrosur dhe te
rivarrosur, per të humbur giurmet e krimit, jane gjetur në varreza masive anembanë
Serbise;
3) Një numër i caktuar civilesh të marrě me forcë në burgjet e Serbisë, u kthyen të
gjallë pas perfundimit te luftes, pasi kishin perjetuar trajtime çnjerëzore në këto
burgje;
4) Edhe 23 vjet pas perfundimit të luftës në Kosovë, shteti Serb vazhdon të fshehë të
vertetën per fatin e mbi 1600 personave, te cilët vazhdojnë te mbeten te zhdukur me
force gjatë luftës në Kosove;
5) Duke ndjekur parimin e “tokës së djegur”, me gëllim të shkaterrimit të bazes
ekonomike, zhdukjes sẽ kujteses historike, zhdukjes së bazës njerězore per
ekzistence dhe siguri, repartet ushtarake dhe paraushtarake serbe, shkaterruan:
v 100 389 objekte banimi,
• 88 101 objekte përcjellese,
› 900 ndërtesa shkollore të shkaterruara teresisht apo pjesërisht,
• 215 objekte fetare (hami, tyrbe, tege dhe kisha katolike),
• 123 objekte shëndetësore,
v mbi 190 shtëpi kulture, biblioteka dhe ndërtesa administrative.
6) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake
serbe ushtruan dhune seksuale ndaj reth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza
shiptare, të cilet kanë perjetuar vuajje te mëdha, trauma te rënde mendore dhe
shpirterore si dhe plagë të pashlyera psikologjike;
7) Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat ushtarake dhe paraushtarake
serbe, dëbuan nga shtëpite e tyre mbi 1 milion persona civile te te githa etnive,
kryesisht shiptarë, në te shumtën e rasteve duke konfiskuar çdo dokument
identifikimi personal, dokumente te automjeteve dhe cdo dokument tjetěr, me
gëllim të shkatërrimit të deshmive per identitetin e tyre dhe perkatesine kombetare.
6
Duke pasur parasysh:
1. Kartën e Kombeve të Bashkuara, 24 tetor 1945;
2. Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizates së Kombëve të
Bashkuara (OKB), më 10 dhjetor 1948;
3. Deklaraten e Asamblesë së Pergjithshme të OKB-së, Rezoluten 96, më 11 dhjetor
1946, e cila e kualifikon genocidin, krim, sipas te drejtes nderkombetare, dhe si i
tille eshtë në kundershtim me frymen dhe gěllimin e Kombeve të Bashkuara dhe i
denueshëm nga bota e gyteteruar;
4. Konventen per Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, më 9 dhjetor 1948;
5. Konventat e Gjenevës të vitit 1949, në veçanti Konventen nr.IV per mbrojtjen e
Personave Civil në kohë Lufte, si dhe Protokollet Shtesë I dhe II të vitit 1977;
6. Konventën Ndërkombëtare per të Drejtat Civile dhe Politike, më 16 dhjetor 1966;
7. Statutin e Romës për Gjykatën Nderkombetare Penale, më 17 korrik 1998, per
denimin e krimit te genocidit, krimeve kunder njerězimit dhe krimeve te luftes;
8. Konventën e OKB-së per Moszbatimin e Kufizimeve Ligjore per Krimet e Luftës
dhe Krimet kundër Njerëzimit, më 26 nentor 1968, pa marrë parasysh kohën e
kryerjes së tyre per te gjitha krimet e luftes;
9. Krimet kundër njerëzimit të kryera ne kohě lufte apo pageje, te percaktuara ne
Kartën e Gjykatës Ushtarake të Nurenbergut, më datë 8 gusht 1945, te konfimuara
me Rezolutat nr.3 te dates 13 shkurt 1946 dhe nr.95 te dates 1 dhjetor 1946 te
Asamblesë së Pergjithshme të OKB-së;
10. “Shkeljet e rënda” të listuara në Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, për
mbrojtjen e viktimave të luftës, děbimin me sulme te armatosura apo pushtimin, si
dhe aktet çnjerëzore si pasojë e politikes se apartheidit (ndarjes etnike dhe racore)
dhe krimin e genocidit të percaktuar sipas Konventës së vitit 1948 pěr Parandalimin
dhe Dënimeve të Krimit të Genocidit Pergjithshme të OKB, sidomos “shkeljet e
renda” të listuara në Konventat e Gjenevës, të Kombeve të Bashkuara madje edhe
nese aktet e tilla nuk perbejne shkelje te se drejtës se vendit në të cilin ato janë kryer.
11. Rezolutat e Asamblesë së Pergjithshme të OKB, AHRCRES/37/26, më 23 mars
2018; A/HRC/RES/7/25, më 28 mars 2008; AHRC/RES/2222, më 22 mars 2013;
AHRC/RES/28/34, më 27 mars 2015, per parandalimin e krimit te genocidit, që
kerkojně intensifikimin e perpjekjeve institucionale shtetërore, sidomos në sistemin
e drejtesise, per identifikimin, ndjekjen dhe giykimin e veprimeve që mund të çojne
drejt krimit te genocidit.
Duke ju referuar në veçanti:
1. Raportit të Raportuesit të Posaçëm të OKB-së A/S3/322, të Asamblesë së
Pergjithshme të OKB-së, më 11 shtator 1998, për vrasjet dhe ekzekutimet arbitrare
tế banorëve shqiptar ne vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të te debuarve,
shkatërrimit të vendbanimeve shqiptare nga artileria ushtarake serbe e Republikes
Federale të Jugosllavise (RFJ – Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendbanime te djegura
e shkaterruara nga operacionet post-ushtarake, të gëllimshme;
2. Raportit të Sekretarit të Pörgjithshëm të OKB-së, AS3/556, tế dates 30 tetor 1998;
S/1998/912, të datës 3 tetor 1998; S/1999/293, tề datës 17 mars 1999, per vrasjen e
mijëra civileve shqiptarë, kryesisht femijë, gra dhe te moshuar, per debimin e rreth
1 milion shqiptarëve nga shtëpite dhe vendbanimet e tyre, prej te cilève mbi 800,000
të shpërngulur në vendet fqinje; me mbi 100,000 shtëpi dhe objekte, nga to mbi 900
shkolla tërësisht te shkaterruara, te demtuara apo te djegura: “Me një shkalle të
shkatërrimit që dëshmon qartazi për një perdorim te forcës jo-diskriminuese dhe
jo-proporcionale kunder popullates civile”, me gěllim që te çrrënjosin grupe tě
kosovarëve duke bllokuar çdo perpjekje per ndihma; si dhe thirrjen per angazhimin
e komunitetit nderkombetar per mbledhjen dhe sigurimin e burimeve per ndihmë
humanitare si përgiigje në kürkesën per ndihme humanitare te Axhensisë te
Konsoliduar të OKB-së për krizën në Kosovë;
3. Deklaratës së Sekretarit të Pergjithshëm të OKB-së ne Sesionin e 53-të të
Komisionit per të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR, më 9 korrik 1999,
per fundshekullin e 20-të i cili flet për: “nen retë e zeza të genocidit” me
“shperthime të dhunës jo-diskriminuese dhe vrasje të organizuara masive”, e gë
karakterizohet edhe me “fushatën e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe
пё Kosovë, që duket se ka vetëm një gellim: te deboje nga Kosova ose të vrasë sa
тё shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar një populli te drejtat themelore për
jetën, lirinë dhe sigurinë…….”;
4. Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB: Rezoluta nr.1160 më 31 mars 1998;
Rezoluta nr. 1168, më 21 maj 1998; Rezoluta nr. 1199, më 23 shtator 1998; Rezoluta
nr. 1203, më 24 tetor 1998; Rezoluta nr. 1239, më 14 maj 1999; dhe Rezoluta 1244
me 10 gershor 1999;
5. Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, S/RES/1820 më 19 gershor 2008, që
thekson se “perdhunimi dhe format e tjera të dhunes seksuale mund të perbëjnë krim
të luftës, krim kundër njerězimit, apo dhe akt konstituiv të genocidit”, si dhe kërkon
perjashtimin e dhunës seksuale nga dispozitat per amnisti në kontekstin e proçeseve
per zgjidhjen e konflikteve;
6. Rezolutes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së SRES2467 (2019), më 23 prill 2019,
per pergjegjësinë e shteteve për ti dhěnë fund mosndeshkimit dhe perndjekjes
penale, pergjegjësve për krime të genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve
te luftes, të kryera kundër civilève, duke theksuar shetesimin se vetëm një numer
shume i kufizuar i autorëve të dhunës seksuale sillen para drejtesise;
7. Rezolutës 47/121 te Asamblesë së Pergjithshme të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, më 18 dhjetor 1992, ně te cilen theksohet qartě se děbimi masiv nga
shtëpite e veta të civilëve të pambrojtur dhe zbatimi i politikěs së spastrimit etnik
është një formë genocidi;
8. Deklaratës dhe Planit Veprues të Konferences Botërore t të Drejtave të Njeriut të
organizuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, më
25 gershor 1993, sidomos paragrafi 28, që thekson se praktika e shkeljeve masive
të tế drejtave t njeriut në format e genocidit, ‘spastrimit etnik’ dhe perdhunimit
sistematik te grave në situata lufte, si dhe eksodi masiv i njerëzve nga vendbanimet
dhe vendi i tyre, janë krime të pafalshme dhe te dënueshme ně çdo kohë;
9. Rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit t Europës 1403 (1999), ё
28 prill 1999, si dhe Rezoluten 1182 më 30 mars 1999, per krizen e refugjatëve
brenda në Kosovë dhe nga Kosova në vendet fqinje Shaipëri, Magedoni dhe Mali i
Zi, si dhe per rrezikun e refugjateve te rrezikuar nga vrasjet dhe vdekja;
10. Perfundimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare per Ruanden, e ngritur në 8 nëntor
1994 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e cila i cilësoi krimet e dhunes seksuale
gjatë luftes, si krime kundër njerëzimit. Veçanërisht, çështja Akayesu e Gjykates
Penale Ndërkombëtare për Krimet në Ruandë, Çështja Nr. ICTR-96-41, Gjykimi,
Fq. 598 (2 shtator 1998), vendosi per herë te parë, se nese ky krim realizohet per
arsye të shkatërrimit të një grupi etnik, dhunimet seksuale ndëretnike perbejně akte
genocidi, per shkak të faktit se dhunimi paraget cënim të rendë të integritetit fizik
dhe mendor t viktimës;
11. Nenin IIl paragrafi (b) të Konventës për Parandalimin dhe Denimin e Krimit të
Genocidit, konventë e vitit 1948, e cila, cilëson si formë te genocidit edhe cënimin
e rendë te integritetit fizik ose mendor. “Krimi i genocidit, krimet kunder njerëzimit
dhe krimet e lufts, si krime tejet të rënda që godasin tëre komunitetin
nderkombetar, nuk vjetersohen kurrë dhe si të tilla nuk mund te mbesin të
pandeshkuara. Eshtë obligim i çdo shteti që te sjellë para drejtsise të gjithe
kriminelet dhe përgjegjësit e krimeve ndërkombëtare”;
Kuvendi i Republikës së Shipërisë, konstaton se:
1. Vrasjet e femijëve, grave, të moshuarve dhe personave civilë në pergjithesi,
kryesisht shiptarë, gjatë luftes në Kosovë, në vitet 1998-1999, perbejnë krim te
genocidit në kuptimin e perkufizimit te genocidit në Konventen per Parandalimin
ahe Denimin e Krimit të Genocidit;
2. Dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës perbën krim të genocidit dhe
shkelje t rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit;
3. Zhdukja me dhunë e civilëve shiptarë perbën krim kundër njerëzimit dhe shkelje
të rendë te Deklarates së Kombeve të Bashkuara per Mbrojtjen e Personave nga
Zhdukja me Dhune;
9
4. Dhuna seksuale në konfliktet e armatosura, pěrbën krim te genocidit në kuptimin si
perkufizohet genocidi në Konventën per Parandalimin dhe Denimin e Krimit të
Genocidit;
5. Pas perfundimit të luftës në Kosovë, Republika e Serbisë, si pasardhëse e
drejtperdrejtë e Republikes Federale të Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka
bërë asnjë dënim politik të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimit
te genocidit të kryer nga regjimi serb në Kosovë;
6. Pas perfundimit të luftes në Kosovë, Republika e Serbise, si pasardhese e
drejtperdrejtë e Republikes Federale te Jugusllavisë, (Serbi dhe Malit të Zi), nuk ka
bërë ende të mundur zbardhjen e fatit te mbi 1600 civilëve të zhdukur ende nga lufta
në Kosovë;
7. Institucionet politike dhe të drejtesisë në Serbi vazhdojnë te mohojnë krimin e
genocidit në Kosove dhe, rrjedhimisht, refuzojnë demshperblimin fizik, shpirteror
dhe financiar të dëmeve të shkaktuara gjatë luftes në Kosovë;
8. Krimet sistematike të kryera nga regjimi serb në Kosově janë běrě me gěllim te
shfarosjes së popullit shiptar në Kosovë, prandaj perbejně krim te genocidit dhe si
i tillë pranimi i krimit të genocidit kunder shiptarëve ně Kosovë perbën një akt
thellësisht humanitar, që lehtëson perballimin e dhembjes per te mbijetuarit e
genocidit, nderon kujtimin e viktimave të genocidit, dhe i hap rrugë pages ně rajon;
9. Republika e Serbisë nuk ka ndërmarrë ende anjë hap per njohjen e shtetit te ri te
Kosovës, Republikën e Kosovës në kufijtë e tij territorial.
Duke rikujtuar:
• më 15 janar 1999 forcat serbe kryen aktin genocidal në Reçak, të Kosovës, gjate te
cilit u masakruan 42 civilë shqiptar;
v ky akt monstruoz mobilizoi komunitetin nderkombetar per ti dhenë fund politikes
së genocidit në Kosovë dhe per këtë gëllim bashkësia nderkombetare me në krye
Shtetet e Bashkuara të Amerikes, organizuan Konferencën Ndërkombetare per
Kosovën në Rambuje;
• faktin që regjimi serb refuzoi zgjidhjen pagësore te çështjes së Kosovës dhe vazhdoi
politiken e genocidit kundër shiptarëve në Kosovë;
V ndërhyrjen ushtarake të trupave te NATO-s në Kosove per ti dhenë fund krimit te
genocidit ndaj shiptarëve në Kosovë dhe per te ndaluar krizën e madhe humanitare
të shkaktuar nga forcat ushtarake serbe të RFJ -së (Serbia dhe Mali i Zi).
Kuvendi i Republikes së Shaiperisë,
10
1. Dënon fuqishëm genocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar te Kosoves
dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut;
2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Kosovës nga forcat ushtarake Serbo-
Jugosllave, si dhe luftës së pergjakshme, gjatë periudhes 1998-1999, forcat
serbe kryen në Kosovë genocid;
3. Dënon ashpër çdo tendencë për te mohuar genocidin në Kosovë, me gëllim
fshehjen e këtyre krimeve monstruoze ndaj njerëzimit, qü tmerruan botën, ndaj
popullatës pafajshme të Kosovës;
4. Fton institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë të nderojnë viktimat e
genocidit në Kosovë;
5. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë perpjekje shtesë për te nxjerrë para drejtesise
te gjithë ata qü janë pergjegjës per planifikimin dhe kryerjen e genocidit në
Kosovë për faktin se nuk mund të ketë paqe pa vendosur drejtësi;
6. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shaiperisë te bashkepunoje dhe te
ndihmojë Qeverine dhe institucionet e Republikës së Kosovës, për të paraqitur
dhe mbrojtur para drejtesise nderkombetare dhe institucioneve te tjera
ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, te cilat provojnë genocidin ndaj
shqiptarëve në Kosove gjate luftes 1998-1999.
Dhe kerkon nga Republika e Serbisë:
1. Te pranojë faktin se Serbia në kundërshtim të plotë me Konventen per Parandalimin
dhe Denimin e Krimit të Genocidit, të datës 9 dhjetor 1948 dhe duke shkelur
Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe të Protokolleve shtesë të këtyre
konventave, ka kryer krime të luftes, krime kunděr njerezimit dhe genocid ne
Kosovë në periudhën 1998-1999, por jo vetëm;
Te ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë civilëve qü ende konsiderohen të zhdukur dhe
të pagjetur, tế rrëmbyer dhunshëm nga forcat ushtarake dhe para-ushtarake serbe te
RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi), giatë luftës në Kosovë 1998-1999 dhe jo vetëm;
3. Te sjellë para drejtesise pergjegjösit e krimit te genocidit, krimeve kundër njerëzimit
dhe krime të luftes në Kosově 1998-1999;
4. Të shprehë vendosmërinë gë permes masave në nivel kombëtar dhe të
bashkëpunimit ndërkombëtar, te sigurohet ndëshkimi i atyre që kanë planifikuar,
kanë kryer apo kanë nxitur krimet e genocidit, krimet kunděr njerězimit dhe krimet
e luftes në Kosově 1998-1999;
5. Të paguajë dëmshperblim, duke bërě kompensimin e të gjitha shkaterrimeve dhe
dëmeve në infrastrukturën materiale në Kosovë;
6. Te njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, Republikën e Kosovës, në shërbim të pages
dhe stabilitetit në rajon.
11
Gjithashtu kerkon nga Qeveria e Republikes se Shiperise dhe institucinet e tjera te
Republikes se Shaiperise qe duhet:
1. Te bashkëpunojnë dhe të asistojnë Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera
perkatëse në Kosove për grumbullimin e provave, plotësimin dhe sistemimin e një
dosjeje të plotë, me gëllim evidentimin dhe denimin e gjenocidit serb në Kosovë
gjatë viteve 1998-1999.
2. Të bashkëpunojnë dhe të asistojnë Qeverinë e Kosoves dhe institucionet e tjera
perkatëse në formulimin profesional dhe juridik të këtij materiali, i cili do te
përdoret si bazë per hartimin e një aktakuze.
3. Të bashkëpunojnë dhe te asistojnë Qeverine e Kosoves dhe institucionet e tjera
perkatëse per ngritjen e padise pranë Gjykates Ndërkombetare, duke kerkuar
njohjen dhe dënimin e genocidit serb në Kosove gjatë viteve 1998-1999, si dhe
percaktimin e pasojave juridike që rrjedhin prej tij. Ky proces eshtë i domosdoshëm
edhe per faktin se Kosova ende nuk eshte anëtare e Organizatës së Kombeve të
Bashkuara.
4. Të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm per evidentimin dhe dënimin e këtij
gjenocidi në tekstet shkollore, veçanërisht në tekstet e historise, si dhe ne procesin
mësimor dhe edukativ në Republikën e Shipërise.
Kuvendi i Republikës së Shqiperisë shpall 15 Janarin, diten në perkujtim të masakrës së
Reçakut, dite të perkujtimit të Genocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Kjo rezolutë miratohet si nje domosdoshmëri per zbardhjen e kësaj të vertete tragjike,
njohjen e saj edhe në planin nderkombetar, si dhe per denimin, ne planin juridik dhe nga
opinioni publik kombëtar e ndërkombëtar, te gjenocidit serb në Kosovë.
Miratimi i saj paraqitet sot si nje kerkesë edhe më urgjente, veçaněrisht ne driten e
zhvillimeve të fundit dhe provokacioneve te persëritura serbe ndaj territorit dhe sovranitetit
të Republikës së Kosovës. Kjo nevojë u evidentua edhe më qarte nga ceremonia e funeralit
tế kriminelit t dënuar te luftes dhe per jenocid, gieneralit Ratko Mladic, në Beograd,
ngjarje e cila riktheu në vemendje domosdoshmërinë e një gendrimi te qartë dhe të prerë
institucional nga Kuvendi i Republikës së Shiperise.
Në këto kushte, me propozimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Shiperisë, Kuvendi
i Republikës së Shipërisë miraton këtë Rezolutë per njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb
në Kosovë.

About Krye Redaktor

Check Also

Proteste e madhe para Parlamentit nis në orën 10.00

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, …