Ky është daja-monstër i Zegjinesë/ Përdhunoi 34-vjeçaren dhe i preu këmbën babait të saj

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i ndaluar tre ditë më parë pas një konflikti në fshatin Suk të Roskovecit ku goditi me drapër 67-vjeçarin Erver Gremaj.

52-vjeçari do të dalë sot para trupit gjykues për caktimin e masës së sigurisë. Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së dielës, kur daja i deputetes ka shkuar në banesën e babait të ish-bashkëjetueses së tij, e cila e ka akuzuar për përdhunim, dhe e ka plagosur në këmbë.

Në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim ndaj 34-vjeçares dhe ka deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se lidhet me ish-bashkëjetuesen e 52-vjeçarit. Ndaj Bakajt ishte vendosur më herët një urdhër mbrojtjeje dhe ai dyshohet se e ka shkelur vendimin e gjykatës duke shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij.

Ndaj Bledar Bakajt rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

About Krye Redaktor

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …