Mbyllen dëgjesat për reformën territoriale në Divjakë/ Banorët kundër shkrirjes së bashkisë

Komisioni i ngritur nga Këshilli Bashkiak Divjakë për përgatitjen e materialeve në kuadër të reformës territoriale ka përfunduar sot në mbrëmje dëgjesën e fundit publike në njësinë administrative Remas.

Dëgjesa është hapur nga këshilltari Said Ibrahimaj, i cili u ka kërkuar pjesëmarrësve të japin mendimin e tyre për reformën territoriale.

Më pas, kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka paraqitur gjetjet e komisionit dhe argumentet me të cilat, sipas tij, mbrohet Bashkia Divjakë nga shkrirja me Lushnjen.

Sipas Gorresë, Divjaka ka potencial ekonomik, hapësirë gjeografike dhe një popullsi që e rendisin atë nga vendi i 27-të deri në vendin e 31-të mes 61 bashkive.

Banorët e njësisë administrative Remas janë shprehur në mbrojtje të Bashkisë Divjakë. Ata i kanë bërë thirrje deputetes së zonës, Ana Nako, dhe drejtueses politike të qarkut Fier, Belinda Balluku, që të mos e votojnë propozimin për shkrirjen e Divjakës.

Dokumentacioni i përgatitur nga komisioni, së bashku me firmat e pjesëmarrësve, do të dërgohet në Kuvend për t’u shqyrtuar nga komisioni parlamentar dhe më pas do të kalojë për votim.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 111-të/ Dorëheqja e Ramës është minimumi, burgu është rruga e tij!

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke …