“Dita 8”/ Bardhi: Pse SPAK nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut?

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në një reagim të publikuar si “Dita 8”, Bardhi shprehet se edhe kjo javë është mbyllur pa një kërkesë të tillë nga SPAK.

Sipas tij, mungesa e Ballukut në Parlament, në një moment kur mazhorancës i duheshin 84 vota, tregon tensionin mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

DITA 8

Edhe kjo javë u mbyll pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Mungesa e saj në Parlament, pikërisht kur PS-së i duheshin 84 vota, tregon qartë tensionin mes saj dhe Edi Ramës, i cili, në mars, rreshtoi tre arsyet për ta arrestuar dhe SPAK ia dha në shtator të tria: KORRUPSION, PASTRIM PARASH, FSHEHJE PASURIE.

SPAK-ut nuk i takon të ecë me ritmin e llogarive politike të Kryeministrit. SPAK nuk është mandatuar të presë Edi Ramën derisa të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin.

SPAK është mandatuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, i pavarur nga pushteti dhe nga interesat e tij politike.

P.S. Për sigurimin e votës së 84-t në orën 2 të mëngjesit, Edi Rama kaloi edhe një cak human që vështirë se mund të imagjinohet. Por kjo është një histori tjetër, pa lidhje me Ballukun.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Nga dorëheqja e Ramës te ndryshimet kushtetuese, aktivistja përsërit kërkesat

Aktivistja Arvina Lleshi ka rikujtuar kërkesat e protestës, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit Edi …