New York, 25 shtator 2026 Gala vjetore e Albanian American Relations Council (AARC) u zhvillua më 24 shtator në Gotham Hall, në New York, në një mbrëmje kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe figurave që kanë kontribuar në këto marrëdhënie.
Organizatori e përshkroi eventin si një mbrëmje për të nderuar liderë amerikanë që kanë mbështetur çështjen shqiptare dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Në ftesën zyrtare të shpërndarë për eventin, Presidenti Donald J. Trump ishte paraqitur si “Honorary Guest”, ndërsa dokumenti njoftonte gjithashtu se atij do t’i jepej titulli “Knight of the Order of Skanderbeg”.
Rama loboi që Presidenti Trump të ishte në takim. Po ashtu loboi që zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit të mund të merrnin titullin që Rama do ti jepte Presidentit Trump, por asnjë nuk ka pranuar të marrë medalje nga Rama.
U arrit deri aty sa të mashtrohej përmes ftesës zyrtare të takimit duke lënë të kuptohej se Trump do të ishte prezent në takim.
Rama nuk arriti të takojë asnjë zyrtarë amerikan gjatë vizitës në OKB.
Një nga figurat amerikane të konfirmuara në kuadër të eventit ishte gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë. AARC e kishte prezantuar Clark si një nga të nderuarit e mbrëmjes dhe si marrës të çmimit “Kalorësi i Skënderbeut”.
Në gala mori pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila mbajti fjalim dhe u takua me gjeneralin Clark. Prania e saj në event është raportuar pas përfundimit të mbrëmjes. Po zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë apo Departamentit të Shtetit?
Asnjë zyrtar aktual i Shtëpisë së Bardhë ose i Departamentit të Shtetit nuk ka marrë pjesë në gala. Kjo është një dallim i rëndësishëm: AARC e përshkruan eventin si një mbledhje ku marrin pjesë liderë, diplomatë dhe figura të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Bazuar në informacionin e verifikueshëm mund të thuhet se Trump ishte i parashikuar dhe i ftuar si mysafir nderi, por ai nuk mori pjesë, ndërsa për ndonjë zyrtar aktual të Shtëpisë së Bardhë ose te Departamentit të Shtetit nuk ka asnje konfirmim publik të pranisë së tyre.
Gazeta RD