Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço
Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin e organizuar. Zv. Kryeministrja e akuzuar per korrupsion. Dosje te tera ne hetim per lidhje te krimit me drejtues te larte ne pushtet. Qytetaret ne rruge prej 4 muajsh.
Dikur, secila prej ketyre do mjaftonte per ta tronditur nje vend. Sot, njera mbulon tjetren. Ende pa e kuptuar c’ndodhi dje, hapim telefonin dhe lexojme skandalin e radhes.
Nuk eshte e qarte, nese gjerat po dalin me ne fund ne drite, apo po shohim sa thelle kane shkuar. Ndoshta te dyja.
Por ka dicka, me te heshtur, por me te rrezikshme: sa shpejt po mesohemi. Habitemi per disa ore. Diskutojme per disa dite. Pastaj presim emrin tjeter, dosjen tjeter, protesten tjeter.
Pyetja nuk eshte me cfare do dale neser. Po cfare duhet te ndodhe, qe nje lajm i tille mos na duket me si nje dite e zakonshme?

About Krye Redaktor

Check Also

Debatet në gjyq/ Pse nuk e burgosni Vlora Hysenin?

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura ku Gjykata e Posaçme shqyrtoi masat e …