Shkrirja e Bashkisë/ Këshilli bashkiak i Maliqit voton kundër bashkimit me Korçën!

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte miratimi i mendimit zyrtar lidhur me procesin e rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.

Në mbledhje u shqyrtua propozimi për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, mendim i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të këtij procesi.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër propozimit. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro, këshilltari Ildi Limllari.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Prokurori që u filmua në zyrën e Agasit nuk pranon të pyetet nga SPAK

Në kuadër të hetimit për Ergys Agasin, prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kanë kërkuar …