Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillojnë një protestë.
Nuk duam vetëm arrestime për show, por edhe sekuestrim pasurish thotë njëra nga qytetare pjesëmarrëse në këtë protestë simbolike.
Një prej parullave të mbajtura prej tyre shkruan: “Belinda u mbrojt nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”.
Protesta zhvillohet në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetime ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, ku ndër dosjet më të bujshme janë AKSHI, SHISH dhe aferat e Belinda Ballukut.
Gazeta RD