Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zhvillimit të “Foltores së Riorganizimit” të Partisë Demokratike në Breshia të Italisë.
Në positmin e tij në Facebook, Qosja thekson se PD ka përpara sfidën e rikthimit të besimit dhe bashkimit të energjive për ndërtimin e një alternative politike për Shqipërinë.
Postimi
Breshia, Itali – Partia Demokratike ka përpara një sfidë të madhe: të rikthejë besimin, të bashkojë energjitë dhe të ndërtojë një alternativë të besueshme për Shqipërinë.
Një falenderim zemre për të gjithë bashkëatadhetarët tanë në Brescia, që na pritën me aq bujari dhe shpresë.
Koha për të trokitur në çdo derë, për të fituar besimin e shqiptarëve dhe për të sjellë rotacionin që të gjithë po presin.





Gazeta RD