Ministrja e Shëndetësisë i delegon “ustait” të Çuçit kompetencat për tenderat

SPAK u ka futur panikun ministrave, të cilët, menjëherë pas nisjes së detyrave, delegojnë kompetencat ekonomiko- financiare te vartësit, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.

Këtë veprim ka bërë dhe Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, dy javë pas fillimit të detyrës, duke ia kaluar të gjitha kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm, Enea Hoti, me Urdhër Nr. 699, datë 24 shtator 2026, ku thuhet:

Delegimin e kompetencave për të gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore e të huaja për Ministrinë e Shëndetësisë.

·  Delegimin e kompetencave për të gjitha procedurat e koncesioneve dhe PPP-ve, me fonde buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë.

  Delegimin e kompetencës për të firmosur aktet që rregullojnë marrëdhëniet e punës për punonjësit administrativë të ministrisë.

·  Delegimin e kompetencës për të firmosur urdhërat për dërgimin me shërbim brenda e jashtë vendit të punonjësve të institucioneve vartëse

Djallëzia e ministres Spahiu me delegimin e kompetencave dhe profili i Enea Hotit

1. Duke mos udhëruar e firmosur vetë aktet ekonomiko-financiare, ka shmangur përgjegjësinë e mundshme penale për pazaret që do të bëjë, duke ia ngarkuar sekretarit Enea Hoti.

2. Ajo i dha kompetencat, mbasi e di që Enea Hoti ka qenë sekser i suksesshëm dhe firmosës i guximshëm i pazareve të Engjëll Agaçit në Kryeministri e Bledar Çuçit në 3 ministri.

Enea Frederik Hoti depërtoi në zyrat e larta të pushtetit të PS-së, i ofruar nga Engjëll Agaçi, fillimisht si jurist në Kryeministri, ku Sekretari i gjithëpushtetshëm e përdori si “postier” për pazaret me kompanitë private.

Pastaj e çoi në Ministrinë për Çështjet Lokale, ku Bledar Çuçi e emëroi këshilltar për projektet e pushtetit lokal, dhe ku dha prova si falsifikator dhe zhvatës në bashkëpunim me kryetarët e bashkive.

Për këtë aftësi, Bledar Çuçi e mori Enea Hotin në Ministrinë e Bujqësisë, ku fillimisht e emëroi drejtor të tenderëve e më pas Sekretar të Përgjithshëm, në ujdi me Engjëll Agaçin.

Gjatë periudhës janar 2019 – dhjetor 2020, me Bledar Çuçin në Ministrinë e Bujqësisë, Enea Hoti firmosi vjedhjen e 32 milionë eurove të vaksinimeve, vaditjes, digave ujore dhe i janë gjetur firma në aferat e Frida Krifcës me 83 milionë euro që BE-ja dërgoi për fermerët.

Firmosi 660 ha toka me koncesion, 510 ha tokë në bregdetin Velipojë- Sarandë; vjedhjen e 13 milionë eurove karburante të fermerëve, duke ia shitur 166 skafeve private dhe dhuruar shoqatës “Albanian Sailing Club” të velierave, ku Bledar Çuçi është ortak me Roland Ziun.

Për këto shërbime, Çuçi e mori Enea Hotin me vete në Ministrinë e Brendshme, ku fillimisht e emëroi Drejtor për Qeverisjen Vendore dhe projektet financiare të bashkive; pastaj e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të ministrisë, ku përveç emërimeve, shkarkimeve, tenderëve, postës sekrete me drejtësinë dhe agjencitë shqiptare e të SHBA-BE-së, Bledar Çuçi i delegoi dhe kompetencën e drejtimit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku bëheshin 80% e tenderëve të Shqipërisë dhe u zbuluan rreth 180 milionë euro abuzime.

Pas ndërhyrjes së Bledar Çuçit te Edi Rama, “monstra” Enea Hoti i batërdisë me tenderët, pasuritë publike dhe shërbimet ndaj grupeve të krimit, është emëruar sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe ministrja Klodiana Spahiu, që ia di aftësitë e guximin për punë të zeza, vendosi ta përdorë për firmosje të tenderëve, koncesioneve, PPP-ve, emërime- shkarkimet, dietat etj./Pamfleti   

About Redaksia

Check Also

Kulla te Parku Rinia, nismëtarët i drejtohen KQZ: Jo gradaçelë për xhepin e Ramës, për Tiranën vendosin qytetarët!

Një komitet nismëtar ka depozituar ditën e sotme në KQZ kërkesën për zhvillimin e një …