Vizita e Ramës në Kosovë, Kim Mehmeti: Fryma e re e Kurtit pengon “piktorin” e krimit

Analisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vizitën e Ramës në Kosovë. Mehmeti deklaroi se takimi i qeverive në përgjithësi është paradë, maskim i së vërtetës dhe realitetit.

“Mbulohet me këtë, mosbërja mbulohet me gjasme bërjen, disa marrëveshje që një zot e di se kush i zbaton. Shqiptarëve nuk iu nevojiten mbledhje por një qeveri e përbashkët, qeveri që do ketë një ideal mbarëkombëtar, projekte mbarëshqiptare”, tha Mehmeti.

Sipas analistit Mehmeti shqiptarët nuk kanë qenë më të përçarë se sot. Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Mehmeti tha se do jetë i hapur vetëm për krimin e korrupsionin.

“S’janë plotësuar shumë kushte. Çfarë duhet, do hapet vetëm për krimin, kriminelët. Në këtë kontekst, mendoj se edhe këtu u pengon shumë kryeministri i Kosovës. Ai sjell një frymë të re, që t’i shërbesh shtetit dhe jo shteti të të shërbejë ty. Kjo s’ka të bëjë fare me piktorin, piktori është e kundërta që unë jam shteti, unë jam ‘Ballkani i Hapur’”, tha Mehmeti.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply