Berisha: Qeveria do përvetësojë pronat e shqiptarëve, Artan Lame tregoi qartë projektin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë pasdite se qeveritarët ditën dhe natën vetëm falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumente. Berisha komentoi deklaratën e kreut të kadastrës Artan Lame, i cili tha se ka probleme në zonat në zhvillim e sipër. Sipas Berishës, Lame tregoi qartë projektin e qeverisë për të vjedhur dhe faktoi se është kriminel i përmasave të paimagjinueshme.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se në vitin 2013 në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar. Sakaq, kreu i PD deklaroi se Lame e tha hapur se kanë një projekt për të përvetësuar pronat e shqiptarëve.

“Para tre ditësh doli shefi i kadastrës Artan Lame në televizion. Renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se kadastra nuk ekziston më, se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës.

Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytarëve shqiptarë, por jo, arkiva digjitale është intakte.

E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar. Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, kto, është gjithçka digjitale.

Artan Lame tregoi projektin që kanë për të përvetësuar pronat e shqiptarëve. Probleme të mëdha tha ka në zonat në zhvillim e sipër. Asnjë problem nuk ka kadastra ju garantoj me përgjegjësi të plotë, përveç problemit që qeveritarët duan të vjedhin. Filluan me djegien e dokumenteve në Sarandë, prisni kur të vazhdojë në të gjithë bregun”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply