Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, duke kritikuar mazhorancën dhe funksionimin e parlamentit.

Berisha e akuzoi këtë institucion se është shndërruar, sipas tij, në një strukturë që i shërben qeverisë dhe “narkoshtetit”, ndërsa tha se nuk duhet të vijojë punimet në këtë formë.

Berisha: Ky parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë, asnjë ditë. Ky parlament është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që po i shërben në verbëri absolute narkoregjimit, narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, për çdo patriot shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është çështja se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit, e krimit, e karteleve të drogës.

Dhe ju, në vend se të spostonit çdo gjë nga axhenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Edi Ramës, ju bëni sikur po derdhni lot krokodili. Për kë, mor? Për ata qytetarë që ju i urreni, për ata qytetarë që ju i përçmoni, për ata qytetarë që ju i vidhni nga mëngjesi gjer në darkë, për ata qytetarë të vjedhur e të mjeruar nga qeveritarët tuaj, të cilët ju i mbroni këtu për vjedhjet që kanë bërë. Nuk ka patur kurrë një parlament të shpërfytyruar si ky parlament. A e dini çfarë do të thotë apo jo?

About Redaksia

Check Also

Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: …