Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve dhe lidhjeve me krimin! Po të mos ishin këto, Edi Ramën do ta kishit ‘zhveshur’ lakuriq

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS, se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve dhe lidhjeve me krimin! Ai tha se, po të mos ishin këto, Edi Ramën do ta kishit ‘zhveshur’ lakuriq.

Berisha: Skllevër të padrinos! Ky parlament duhet të zhduket sa më parë. Jo s’përfaqëson, po ky shkelmon çdo orë interesat e shqiptarëve. Si mundet?

Pra, si mundet? Si mundet kjo kështu? A jeni shqiptarë ju? A nuk është Shërbimi Informativ Kombëtar një institucion i rëndësisë më të veçantë për sigurinë e shqiptarëve? Pra, dhe ju dëshmoni se s’keni asnjë interes shoqëror. Se nuk keni as interese kombëtare. Se nuk keni asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve tuaja dhe të lidhjeve tuaja me krimin. Se, o mor jo, po të mos ishin këto ju Edi Ramën e bënit, e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha.

Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës. Është zëdhënës i Nuredin Dumanit! Ku e keni atë… ku e keni ju, ma thoni pak? Zëdhënës i lindjeve të AKSHI-tt. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve. Zëdhënës i Bajrëve. I vrasësve serialë, i Altin Hajrëve. Zëdhënës i hajdutëve të miliardave si Edi Rama. E kuptoni apo jo? Shefja e Shërbimit Informativ Kombëtar, anëtare e atij grupi që ka kryer çdo lloj krimi, nga vrasjet, pengmarrjet, tek plaçkitja e qindra milionëve. Apo heshtni se edhe ju e keni pirë atë çorbë, e keni ngrënë atë çorbë. Ndaj dhe heshtni ju. Skllevër.

Si ka mundësi? Çfarë interesash keni ju? Anti-qytetare! Nuk lejoni ju, do mbroni nderin e zonjës Hyseni. Ku ka nder ajo mor! Faqezezë! Që pozicionin më të lartë të besimit e shkelmon. A nuk ju duket vetja se jeni më ulët se ajo vetë, duke u bërë avokatinë e saj? Po kur e bën ai, ju sigurisht ngushëlloheni, gjeni ngushëllim. Ai e bën, se ai tani është në një spiral, do ta shihni ju. Nuk del më. Jo nuk del nga ky spiral, ja u them unë ju. Mbrojeni! Po absolutisht bashkë me të do përfundoni secili prej jush. Po! Mbrojeni! Secili prej jush do ketë fatin e tij. Do ndani fatin e tij, ja u them unë.

Keni ndërtuar piramidën më të tmerrshme të krimit që ka Europa sot. Nuk ka një regjim tjetër si ky, që të jetë nga themelet e gjer në çati i bazuar në krimin, siç është ky regjim. Si mund ta shpjegoj këtë ndryshe? Vetëm kjo.

About Redaksia

Check Also

Eksperti i IT, Luka Lamaj: Shqipëria Digjitale 3.0 përmes Blockchain-it dhe Inteligjencës Artificiale!

FJALA E EKSPERTIT TË IT, LUKA LAMAJ NË TAKIMIN ME TEMË: ‘E ARDHMJA DIGJITALE E …