Berisha: AKSHI u kthye në qendrën e tenderave sekretë, ‘balozi i zi’ i Ramës mori në dorë qindra milionë euro të taksapaguesve

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në takimin për inteligjencën artificiale në selinë e PD, ka akuzuar Edi Ramën dhe AKSHI-n për përqendrimin e tenderave të teknologjisë dhe kalimin, sipas tij, në tenderime të fshehta.

Berisha deklaroi se, bëhet fjalë për qindra miliona euro të taksapaguesve dhe se shumicën e tenderave e ka përfituar Armand Frangu.

Berisha: Çfarë ndodhi? Ndodhi që në vend të praktikave transparente, të decentralizuara të tenderimeve për sistemet dhe mirëmbajtjen në të gjitha shkollat, administratën kudo, ne arritëm një, ne kishim një objektiv dhe investuam shumë për dixhitalizimin e të gjitha proceseve të administratës. Ato kryeshin nga bashkitë, nga komunat, nga drejtoritë e arsimit, të gjitha të decentralizuara. Agjencia kishte një detyrim, standardet e IT-së. Standardet e institutit të teknologjisë të Nju Jorkut, një institut që përcaktonte standardet botërore të mjeteve. Dhe këto standarde miratoheshin nga Këshilli i Ministrave. Agjencia mbikëqyrte vetëm këto standarde. Tani u larguam ne, balozi i zi hyri në AKSHI.

Kush ishte balozi i zi?

Balozi i zi është Armand Frangu, baxhanaku i shoqes Linda. Linda Rama. I cili ishte një sipërmarrës i vogël, punonte gjatë qeverisë sonë, por tani ai duhej të vërsulej në qindra e qindra milionë euro. Brenda dy viteve me vendime të baxhanakut, të gjitha tenderimet në territorin e Shqipërisë në këtë fushë bëheshin, do të bëheshin vetëm nga AKSHI. Vetëm nga AKSHI. Dhe me një kriminele të quajtur Karçanaj, kriminele të vërtetë, që nuk zbatonte asgjë tjetër vetëm zbatonte porositë dhe urdhrat e Lindës, Surrelit, u kalua në praktikën e tenderimit të fshehtë.

Nga asnjë tenderim sekret, kjo Karçanaj që e shihni ju që i bënte Edi Rama avokatinë që duket… kjo ka bërë qindra e qindra tenderime sekrete nga paratë e taksapaguesve. Dhe shumicën i ka fituar Armand Frangu. Ja kjo që s’kishte thoshte Edi Rama… kjo që banonte me qera, paçka se kishte katër banesa, në mënyrë më të papërgjegjshme. Një njeri, mos harroni një gjë, 12 vite Linda e Karçanajt, nga dita e emërimit gjer edhe tani është në arrest shtëpie dhe e drejton agjencinë.

Nuk ka vend në të cilin mund të shkruhet libër më i zi për teknologjinë e informacionit sesa Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: …