Rama jepe dorëheqjen/ 130 ditë protestë dhe revoltë qytetare

Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për rritjen e kostove të jetesës në vend dhe për përkeqësimin e shërbimeve publike.

Protesta është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe zyrtarëve të saj.

Një prej pankartave duket se i referohet ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK. Në të shkruhet:

“Nga Albcontrol te tuneli në Llogara, ku ka miliarda Bela bën hata”.

Në pankarta të tjera shkruhet:

‘SPAK mos bëj lojëra e mos mbaj anë, po bëj punën siç ta kanë dhënë.’

‘130 ditë, pyetjet vazhdojnë.’

Ndërsa një tjetër pankartë përcjell mesazhin:

‘Prania Besnike e këtij shteti është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti.’

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Dëshmia tronditëse/ Kërcënohet me jetë e penduara në dosjen “Balluku”

Fiks Fare ka sjellë dëshminë me zë dhe figurë të babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëses …